Ç’po ndodh në familjen e Monica Bellucci-t? Aktorja pushime në krahët e ish-bashkëshortit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Monica Bellucci dhe Vincent Cassel mbetën në një marrëdhënie të shkëlqyer pas divorcit. Ende ka spekulime se ish-bashkëshortët nuk pajtohen më së miri, mirëpo fotografitë nga Italia konfirmojnë të parën, dhe mohojnë të dytën.

Aktorja italiane dhe francezi i famshëm, ish-burri dhe kolegu i saj, qëndruan në Itali rreth dhjetë ditë më parë, me vajzat e tyre Deva (15) dhe Leoni (10). Ata janë fotografuar në një restorant të famshëm duke shijuar darkën. Dhe arsyeja e mbledhjes ishte mjaft e veçantë.

55-vjeçarja dhe vajza e saj e madhe xhiruan në liqenin Como në Itali një fushatë të re për shtëpinë e modës “Dolce & Gabbana”, me të cilën italiania e famshme bashkëpunoi në fillimin e karrierës së saj të modelimit, dhe mori pjesë disa vjet më parë në fushatën e diskutueshme për të treguar lidhjen midis modës dhe fesë.

Deva është gjithashtu e përfshirë në aktrim dhe në fushën e modës që ndjek gjurmët e nënës së saj, ajo gjithashtu mori mbështetje nga babai i saj, i cili iu bashkua asaj në set. Imazhet nga Italia tregojnë gjithashtu se si do të duket Deva në fushatë – transmeton KP.

Pas xhirimeve, Monica shkoi në Greqi, ku gruaja aktuale e 53-vjeçarit Cassel, Tina Kunakey (23 vjeçare), me të cilën u martua në vitin 2018 dhe kanë një vajzë bashkë, po qëndronte në të njëjtën kohë./Sa.Ka/Fjala.al

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV