Situata në pikat kufitare/ Halit Valteri: E dhimbshme ajo çfarë po ndodh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës, Halit Valteri ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, e cila është bllokuar nga radhët e gjata të emigrantëve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Valteri ka bërë thirrje për zgjidhje urgjente pasi qytetarëve po iu rrezikohet shëndeti jo vetëm nga virusi, por edhe nga zhegu i vapës së mesgushtit.

Postimi i plotë

E dhimbshme ajo që po ndodh me bashkëatdhetarët tanë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Prej 48 orësh burra, gra, fëmijë dhe të moshuar ndodhen në bllokuar në mes të temperaturave mbi 40 gradë. Papërgjegjshmëria e përsëritur nga ana e autoriteteve greke ka gjetur paaftësinë e palës shqiptare për t’i dhënë zgjidhje ngërçit të krijuar nga një vendim i njëanshëm i Athinës për të bllokuar doganën. Duhet zgjidhje urgjente dhe pa humbur kohë nga Qeveria dhe Ministria e Jashtme.

Indiferenca juaj rrezikon jetë. Në kohë pandemie qytetarëve iu rrezikohet shëndeti jo vetëm nga virusi, por edhe nga zhegu i vapës së mesgushtit. Zgjidhje urgjente për të minimizuar pasojat, ndryshe përgjegjësia do të bjerë mbi ju dhe vetëm mbi ju.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Reperi i njohur shqiptar: Gratë kanë marrë kot, ja ç’më tha njëra në parkim

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, tregoi një moment të pakëndshëm që i ka ndodhur së fundmi në një...

Polonia në alarm: Rusia do na sulmojë në vitin 2027

Evropa dhe Polonia duhet të jenë të përgatitura për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë që në vitin 2027. Alarmin e ka...

Pikat ushqimore të Izraelit nuk janë vetëm kurthe vdekjeje, janë alibi për urinë në Gaza

Nga Alex de Waal Kur uria masive kaplon një shoqëri, ndodh diçka e rrallë dhe e tmerrshme. Uria nuk është vetëm një fenomen biologjik, kur...

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 45 vatra zjarri, 21 ende aktive!

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 45 vatra zjarri nga të cilat 21 janë ende aktive, 16 vatra nën monitorim dhe 8 janë...

11 të plagosur në SHBA, një 42-vjeçar i pajisur me thikë godet klientët në supermarket

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në shtetin e Miçiganit në SHBA. Raportohet se një person goditi me thikë disa njerëz në një supermarket...

Lajme të tjera

Web TV