Marrëveshja me Evertonin, Ancelotti me rrogë marramendëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tekniku i madh Italian, Carlo Ancelotti pritet që së shpejti të nënshkruaj kontratën më të madhe monetare për të.

Ancelotti do të nënshkruaj me klubin anglez të Evertonit, por e vetmja pengesë për të tashmë është prishja e marrëveshjes me skuadrën e Napolit, që e mban ende të lidhur.

Për Presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentis, kjo marrëveshje është e mirë sepse do t’i kursente milionat që i detyrohej trajnerit që shkarkoi pas ndeshjes me Genkun në Ligën e Kampionëve.

Gjë që është e vetmja arsye se pse ai do të lejonte finalizimin e marrëveshjes se Ancelotti-t me Evertonin.

Në marrëveshjen që pritet të firmoset Ancelotti ka rënë dakord që të firmos për 4.5 vite nga e cila do përfitojë 11.5 milionë paund në vit, plus edhe 2.5 milionë paund të tjerë shtesë për çdo sezon që “Toffees” do të vazhdojë të qëndroj në Premier Ligë.

Për teknikun 60-vjeçar mjafton vetëm që ky ekip të mos bjerë nga kategoria dhe në fund të vitit ai do të sigurojë të ketë një rrogë prej 14 milionë paundësh.

Kjo marrëveshje do ta bëjë Ancelotti-n trajnerin e katërt më të paguar në Angli, kjo pas Pep Guardiolës me 20 milionë paund, Zhose Murinjos dhe Jyrgen Klopp të dy me nga 15 milionë paund.

Ndërsa trajneri provizor që ka tashmë Everoti, Dankan Ferguson, do të kalojë në postin e zëvendëstrajnerit.

Zyrtarizimi i teknikut Italian pritet që të bëhet të enjten, ndërsa ditën e shtunë ai do të kalojë në stolin e “Goodison Park” për ndeshjen kundër Arsenalit./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Dy fronte vendimtare në Luftën e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe Beteja e Kurskut

9 korrik 1943 Më 9 korrik 1943, Lufta e Dytë Botërore hyri në një fazë vendimtare me zhvillime të mëdha...

Përmbytje në Texas, raportohet për viktima dhe të lënduar, çfarë po ndodh në vend

“Numri i të vdekurve nga rritja e papritur e niveleve të ujit mbetet i pasigurt”, shpjegoi Rob Kelly, kreu i autoriteteve lokale në qarkun...

Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

Qëndrimi i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund t’i shkaktojë dëme lëkurës suaj. Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë nga ajri për të ftohur...

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep urdhër: Të shuhen brenda natës

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe me praninë e zjarrfikëses në...

Horoskopi ditor, 5 Korrik 2025

Nga Paolo Fox DASHI Gjatë fundjavës do të keni mundësinë të ripërtërini energjinë tuaj dhe të përballeni me çështjet e pazgjidhura me vendosmëri. Kjo është koha...

Lajme të tjera

Web TV