U infektua me virusin, Sara Hoxha tregon eksperiencën e keqe dhe pasojat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trashëgimtarja e “Top Media”, Sara Hoxha është infektuar nga Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sara përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram.

Me anën e një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në ‘Instastrory’ Sara ka zbuluar se ishte infektuar me Covid-19, ndërsa kishte qenë me pushime në Dhërmi.

Pas këtij postimi duket se të gjithë e kanë pyetur se si e ka kaluar ajo virusin dhe çfarë eksperience ka pasur.

Ajo ka treguar se kishte simptoma për ditë të tëra, por fatmirësisht nuk ishin infektuar fëmijët e saj dhe bashkëshorti.

Pas ditëve të tëra vuajtje, ajo kishte arritur të bëhej mirë, megjithatë ankthi vazhdon të jetë prezent në jetën e saj, ashtu si dhe rënia e flokëve për shkak të virusit.

“Unë jam më mirë tani. U infektova rreth një muaj më parë në plazh, së bashku me disa miq. E kuptova menjëherë që e kisha pasi kisha dridhje të tmerrshme të trupit dhe më pas ethe, lodhje, dhe një dhimbje të çmendur koke që ma bënte të pamundur të shihja dritën. Zgjati 4-5 ditë.

Kam fjetur 16-17 orë në ditë, çfarë është shumë e pazakontë për mua. Në ditën 6/7 nuk mund të nuhasja apo të ndjeja shije…Gjithçka filloi të përmirësohej në ditën e 10. Ethet zgjatën dy ditë. Bashkëshorti dhe fëmijët nuk u infektuan dhe unë u largova për dy javë.

Simptomat janë të vështira (ndonëse unë jam me fat) por presioni mendor nga izolimi dhe frika që të shkakton koronavirusi është një çmenduri! Akoma nuk ndihem 100% mirë. Mund të them që jam diku te 60-ta. Ankthi im është i vazhdueshëm, nuk fle mirë, punët e përditshme më lodhin shpejt dhe flokët vazhdojnë të më bien”, ka shkruar Sara./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  A dëshiron Dua Lipa të ketë fëmijë me Callum Turner? Rrëfehet këngëtarja

Të fundit

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në...

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni...

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës bankare për shpenzime nga Monika...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Lajme të tjera

Web TV