“Perimetri” kap 15 emigrantë të paligjshëm, 1 në pranga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 35-vjeçar nga Tirana është arrestuar në afërsi të fshatit Blacë në Pogradec, duke transportuar me një mjet tip furgon në drejtim të Tiranës, 15 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Mësohet se 35-vjeçari me inicialet A.SH nuk i është bindur gjatë ndjekjes, urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por më pas u kap e neutralizua.

Njoftimi i plotë i policisë
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”.

Në vijim të këtij operacioni, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonte 15 emigrantë të paligjshëm dhe gjatë ndjekjes nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, vihet në pranga 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. SH., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e policisë në afërsi të fshatit Blacë, Pogradec, duke transportuar me një mjet tip furgon në drejtim të Tiranës, 15 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Ky shtetas nuk i është bindur gjatë ndjekjes, urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por më pas u kap e neutralizua.

Lexo edhe :  “Në Shqipëri ka qenë me kartelë”, flet daja i autorit të krimit tronditës në Greqi

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
/Ar.Ha/Fjala.al

Të fundit

Sa para kanë dërguar emigrantët e Kosovës për familjet? Zbulohet shifra

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21...

Shkodër/ Muzikë me zë të lartë, lokali gjobitet me 200 mijë lekë

Ankesa e qytetarëve për ndotjen akustike çon drejt ndëshkimit administratorin e një lokali në Shkodër. Burime zyrtare nga policia vendore bënë sot me dije se...

Mbappe “mbret” i Evropës, sulmuesi francez lë pas Lewandowskin dhe Harry Kane

Kylian Mbappe po jeton një sezon madhështor me Real Madridin, duke e kthyer çdo ndeshje në një spektakël golash.  Superylli francez, tashmë në atë që...

Kërcënonte inspektorët e IMT, arrestohet 23-vjeçari që maskohej si shofer në SPAK

Policia e Tiranës ka ndaluar 23-vjeçarin Romario Ibraliu, i cili prezantohej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënonte inspektorët e IMT-së që të...

Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt

Jo vetëm nga shqiptarët... Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt. Nga mbi 6 mijë e në 2019-n, vitin e shkuar pati vetëm 104...

Lajme të tjera

Web TV