Pika kufitare në Kakavijë ka rifilluar punë pasi u ndërpre rreth orës 11:30 për shkak se ishte arritur edhe kuota prej 750 kalimesh nga autoritetet greke.
Ministria e Jashtme shqiptare bën me dije se rifilimi i punës u bë pas negociatave me palën greke dhe se puna do vijojë normalisht deri sot në orën 22:00.
Nga dita e nesërme pala greke do të rikthejë në fuqi kuotën limit prej 750 personash, ndërkohë që të gjithë ata që do të duan të kalojnë kufirin duhet të kenë rezultatin negativ të testit për koronavirus, të marr jo më herët se 72 orë.
Ndërkohë raportohet se pikën kufitare e po kalojnë afro 300 persona në orë, ndërsa vargu i makinave në këto momente është 5 kilometra./Ar.Ha/Fjala.al