Meta reagoi për qytetarët në Kakavijë, Xhaçka: Fjalë të papërshtatshme për një kryetar shteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i përgjigjet deklaratës së presidentit Ilir Meta kur tha se qeveria i la pa atdhe qytetarët që kanë mbetur në Kakavijë që nga dita e enjte.

Ministrja deklaron se fjalët e Ilir Metës janë të papërshtatshme për një kryetar shteti.

Xhaçka thekson se qytetaret janë dëshmitaret më të mirë të kësaj të vërtete.

“Zoti President, keqardhje për prononcimet tuaja lidhur me situaten e krijuar ne kufi. Keta qytetare nuk jane as pa Atdhe e as pa shtet dhe prova per kete jane te gjithe ata djem e vajza, burra e gra me uniformen e ushtrisë, te policise apo të shëndetësisë, qe jane prane tyre dite e nate, ne kete situate vertetë shume te veshtire. Pa llogaritur këtu strukturat e pushtetit vendor që nuk rreshtin së ndihmuari nga ora e parë e radhës së gjatë. Eshte vertete per te ardhur keq qe ne vend te nje inkurajimi, e pse jo të nje shprehje mirenjohjeje per punen qe po bejne ne kushte kaq te veshtira, ju gjeni fjalet me të papërshtatshme për një kryetar shtetit.

Nuk e meritojne kete as efektivet e FA, as ata te Policise se Shtetit, as ata te institucioneve shendetesore dhe as ata te strukturave vendore.

Djem e vajza, burra e gra qe po japin maksimumin per tu perballur me nje situate qe ashtu si zjarret, termetet, e se fundi pandemia, nuk e kane shkaktuar as ata, as shteti, as atdheu, por qe atyre u ka rene barra ta perballojne dhe po e bejne me dinjitet e perkushtim te madh.

Qytetaret jane deshmitaret me te mire te kesaj te vertete. Dhe per hir te atyre qytetareve te bllokuar jo prej nesh, por prej nje situate qe haset sot ne kufij mes vendesh te ndryshem, nga Britania, Franca e Spanja e deri ne Turqi, Bullgari e Greqi, ne do te vazhdojme te japim maksimumin, sikurse kemi bere gjithmone.

E mirekuptojme shqetesimin, e mirekuptojme edhe kritiken, po sinqerisht nuk e gjejme dot kuptimin, aq me pak mirekuptimin, që Presidenti i Republikes te sulmoje qeverine e shtetin, duke folur per qytetare pa atdhe, ne keto kushte kur njerzilleku eshte nje minimum pa te cilin realisht nuk ka me sens te flitet”, shkruan Xhaçka.

Lexo edhe :  ‘Turpi i rinumërimit!’/ Braçe ankohet për votat: Po më shpallen të pavlefshme

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV