Zgjedhjet presidenciale të Barçës, zbulohet klauzola e kontratës së Setien

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Barcelonës shkarkoi Ernesto Valverden nga stoli i skuadrës dhe në pozicionin e tij vendosi spanjollin tjetër Quique Setien.

Menjëherë, pas prezantimit të tij te Barça, në një konferencë për mediet u bë e ditur se kontrata e katalanasve me Setien-in është nënshkruar të zgjasë deri në vitin 2022.

Megjithatë në këtë kontratë qëndron një faktor i dyshimtë, pasi zgjedhjet presidenciale të klubit të katalanasve janë në vitin 2021, ndërsa marrëveshja e tyre me Quique-n parashikohet të mbarojë një vit më pas.

Pavarësisht kësaj, drejtuesi aktual i presidencës së Barçës, Josep Maria Bartomeu vendosi si klauzolë në këtë kontratë se vazhdimësia e 61-vjeçarit të katalanasit pas zgjedhjeve do të vendoset nga presidenti i ri i  klubit.

Kjo gjë shton si mundësi për kandidatët e rinj në zgjedhjet presidenciale përfshirjen në premtime të emrit të ndonjë trajneri të ri./Fjala.al/

Të fundit

Gjermanët kursejnë shumë, burrat më dorështrënguarit! Ja arsyet

Gjermanët nuk e kanë problem të marrin kredi, por preferojnë të kenë kursime në rast të një situate të...

Projekti i BB për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD

Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit i”Zhvillmi i Integruar Urban dhe Turizmi në Shqipëri” mbështetur...

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve, çdo bëhet me punëtorët sezonalë?

Qeveria greke ka njoftuar masa të reja më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm, duke planifikuar eliminimin e një rregulli që u lejonte emigrantëve...

Me blloqet shumëngjyrëshe, Piramida e Tiranës përfaqëson një Shqipëri në ndryshim

Maja e Piramidës, siç e quajnë banorët e Tiranës, është një vend i shkëlqyer për të parë horizontin e kryeqytetit të Shqipërisë, shkruhet në...

Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit, kërkon rinumërimin e votave në Tiranë

Kandidati i partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës. “Komisioneri Shtetëror...

Lajme të tjera

Web TV