Një vajzë 13 vjeçe, deklaroi se kishte mbetur shtatzënë me një djalë 10-vjeç, ka sjellë në jetë vajzën e saj.
Kjo ngjarje e pazakontë ishte raportuar disa muaj më parë në Rusi.
Në rrjetet sociale, Darya Sudniynikova u bë e famshme pasi deklaroi publikisht se ishte në një lidhje me djalin 10 vjeçar, i quajtur Ivan.
Megjithatë, ajo më vonë pati dhënë një deklaratë konfuze, ku zbuloi se ishte dhunuar në qytetin e saj të lindjes Zheleznogorsk, nga një djalë i moshës 16 vjeç.
Ajo ende nuk ka publikuar një fotografi të fëmijës, por ka thënë se lindja ishte shumë e vështirë dhe e lodhshme.
Ndërkohë policia po heton rastin dhe pritet të marrë një mostër ADN-je nga vajza e porsalindur, me qëllim vërtetimin e asaj që ka deklaruar 13-vjeçarja se ishte përdhunuar nga adoleshenti.
la.mi/Fjala.al