E infektuar me virus, motra e aktores së famshme në gjendje të rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e famshme, Sharon Stone, ka zbuluar se motra e saj e vogël, Kelly është infektuar me Covid-19.

Sharon ka zbuluar pamjet e frikshme nga dhoma ku duket motra e vetmuar dhe një tub gjigand oksigjeni dhe bën me faj të gjithë ata që nuk mbajnë maskë.

“Motra ime Kelly, e cila ka edhe lupus, tani është me Covid-19. Kjo është dhoma e saj në spital. Një nga ju të ‘jo-maskave’ ia bëri këtë. Ajo nuk ka sistem të fortë imunitar. I vetmi vend ku ka shkelur është një farmaci.

Nuk bëhet testim në qarkun ku ajo banon nëse nuk shfaq simptomat. Por edhe nëse e bën testin do duhet të presësh 5 ditë. A mund të përballeni ju me këtë dhomë, vetëm? Vendosni një maskë! Për veten dhe të tjerët. Ju lutem”, shkruan Stone.

Motra e saj mendohet se është shtruar në një spital në Miami, ndërsa disa ditë më parë u izolua pasi u kthye nga një udhëtim së bashku me bashkëshortin e saj./Sa.Ka/Fjala.al

Të fundit

Evi Kokalari: Do zgjohet SPAK? Ku i gjen Fatmir Mediu gjithë ato lekë për lobim në SHBA?

Aktivistja shqiptaro-Amerikane, Evi Kokalari, ka kërkuar nga SPAK por edhe institucionet amerikane që të hetojnë veprimtarinë e Fatmir Mediut...

Ushtarë, tanke dhe dronë: Evropa del zbuluar, pa ombrellën e NATO-s dhe SHBA-së

Prej javësh, Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Evropës që të marrë vetë në dorë të ardhmen e Kievit. Dhe në Evropë, disa vende si...

Teksas, përhapja e fruthit thekson rrezikun e hezitimit ndaj vaksinave

Fruthi, është përhapur në qytetin Seminola të Teksasit Perëndimor, duke prekur dhjetëra fëmijë. Megjithatë, në Kishën e qytetit, gati 400 besimtarë u mblodhën për...

Lëkundje tërmeti në Meksikë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.6 goditi rajonin e Oaxaca në Meksikë, sipas Institutit Gjeofizik të Gjermanisë (GFZ). Lëkundjet shkaktuan panik te banorët, por aktualisht nuk...

SUPERIORE/ Katër ekipet e para zbresin në fushë! Vllaznia mund Partizanin në Shkodër

Kategoria Superiore luajti javën e 28-të, me katër ekipet pretendente që zbritën në fushë për të luajtur përballë njëra-tjetrës. Në Rrogozhinë, Egnatia u ndesh me...

Lajme të tjera

Web TV