Ekipi i Tiranës udhëton nesër drejt Gjeorgjisë, skuadra rezulton negativ për COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

FSHF njofton se KF Tirana do të shkojë e plotë në Gjeorgji për t’u përballur ndaj Dinamo Tbilisit. Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Champions League do të luhet me një ndeshje dhe bardheblutë janë të disavantazhuar në këtë aspekt, por stadiumi do jetë i boshatisur.

Më tej FSHF sqaron se është rënë dakord që në Gjeorgji futbollistët mos testohet sërish dhe kështu i hapet rruga plotësisht luajtjes së ndeshjes. Në rast fitoreje KF Tirana përballet me serbët e Crvena Zvezda në Shqipëri.

NJOFTIMI NGA FSHF

Skuadra e KF Tiranës ka rezultuar e gjitha negativ pas kryerjes së testeve për COVID-19 dhe do të udhëtojë të martën në mëngjes drejt Tbilisit për ndeshjen e Champions League.

Lajmi i mirë është konfirmuar sot pas marrjes së përgjigjeve të analizave për lojtarët, stafin teknik si edhe pjesëtarët e delegacionit që do të udhëtojnë drejt Gjeorgjisë për ndeshjen Dinamo Tbilisi – KF Tirana, që do të luhet të mërkurën në orën 19:00.

Pas komunikimeve të vazhdueshme dhe këmbënguljes së FSHF-së u bë e mundur që pala gjeorgjiane të binte dakord për protokollin sanitar të miratuar më parë nga UEFA, duke marrë parasysh dhe masat kufizuese të vendosura nga qeveria e Gjeorgjisë.

Kësisoj, KF Tiranës do t’i mjaftojnë vetëm përgjigjet e analizave të kryera në Shqipëri për të udhëtuar drejt transfertës së Champions dhe nuk do të ketë nevojë për testime të mëtejshme me të mbërritur në Tbilisi. Me të mbërritur atje skuadra kampione e Shqipërisë do të stërvitet normalisht dhe do të kryejë të gjitha përgatitjet e duhura për ndeshjen e parë të turit kualifikues.
La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV