Trump për incidentet në Bjellorusi: Situatë e tmerrshme, po i vëzhgojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se Uashingtoni është duke e vëzhguar nga afër situatën “e tmerrshme” në Bjellorusi, ku demonstratat masive të opozitës, po goditën me forcë nga ana e pjesëtarëve të sigurisë.

“Kjo është një situatë e tmerrshme në Bjellorusi. Ne do ta përcjellin atë nga afër,” tha Trump, më 17 gusht.

Në Bjellorusi po mbahen protesta masive që nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale më 9 gusht, për të cilat, Komisioni Zgjedhor tha se u fituan nga presidenti autoritar, Alyaksandr Lukashenka.

Opozita ka thënë që zgjedhjet ishin të manipuluara. Më 16 gusht, dhjetëra mijëra demonstrues u mblodhën në Minsk në atë që u quajt tubimi më i madh në historinë e vendit.

Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë se zgjedhjet e reja presidenciale mund të mbahen, nëse ky shtet miraton kushtetutën e re.

“Neve na duhet ta miratojmë kushtetutën e re. Duhet ta miratoni atë përmes referendimit, dhe sipas kushtetutës së re mund të mbani nëse dëshironi edhe zgjedhje presidenciale edhe parlamentare, si dhe zgjedhje për autoritetet lokale”, ka thënë Lukashenka të hënën.

Kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya e cila është larguar në Lituani, pasi ka kundërshtuar publikisht rezultatet, insiston se nëse votat do të numëroheshin si duhet, ajo do të fitonte 60 deri në 70 për qind të përkrahjes qytetare.

Përmes një video-mesazhi të publikuar të hënën, ajo ka thënë se është e gatshme të bëhet “lidere kombëtare” në mënyrë që të kthejë qetësinë dhe normalitetin, duke liruar të burgosurit politikë, dhe duke nisur përgatitjet për zgjedhje të reja./rel/
La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

SHBA i pezullon për 90 ditë tarifat ndaj Kinës

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë...

Juventus arrin akordin me yllin e Premier League

Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes edhe nga ekipet e tjera...

Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez

Romanca mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka hyrë në një kapitull të ri. Një ndër çiftet më të dashur dhe famshëm, që prej...

Lajme të tjera

Web TV