Një peshk ton mbi 200 kilogramë është kapur me grep në Vlorë.
Kjo është herë e parë që kapet një peshk i tillë, duke habitur të gjithë peshkatarët. Sipas tyre, peshku është zënë me grep gjatë pasdites së djeshme.
“Është shumë peshk i madh. Edhe ne u habitëm se s’kemi parë. Kemi parë një kuintalë e 80 kile, ky është mbi 2 kuintalë”, shprehet kapiten Spiro./Bl.Ba/Fjala.al