Kapet me sirianë brenda makinës, arrestohet efektivi i policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA) në bashkëpunim me policinë e Korçës ka arrestuar një punonjës policie, pasi akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Pas hekurave ka përfunduar shtetasi G.H., 24-vjeç, me detyrë punonjës policie SPZ në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë.

“Ky shtetas duke udhëtuar me automjetin e tij, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në dalje të qytetit, rreth orës 23:40 të mbrëmjes së djeshme. Nga kontrolli ka rezultuar se me automjetin e tij po transportonte dy migrantë sirianë, të cilët i ka marrë në dalje të qytetit të Bilishtit për t’i dërguar drejt Tiranës kundrejt shpërblimit prej 70 eurosh.”  thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV