Sfida reale e Ali Ahmetit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur Ali Ahmeti artikuloi se është koha për kryeministrin shqiptar (në Maqedoninë e Veriut) pak kush e morri seriozisht.

Shumë syresh menduan se është thjesht slogan i gjetur për makinën elektorale që do të shuhej, sapo të certifikohej rezultati i zgjedhjeve. Koha zhgënjeu skeptikët duke i dhënë të drejtë Ali Ahmetit, intuita e të cilit e ka shpërblyer sa herë ka guxuar në politikë.

Votuesit i dhanë mjaftueshëm mandat liderit të BDI-së për të materializuar sloganin. Ndërsa ish-aleati I tij, Zoran Zaevi, me shprehjen e tij të pa menduar gjatë (se shqiptarët nuk vlejnë pesë lekë) i dha motivin për të mos toleruar në negociata. E ja ku jemi!

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut sot politikisht kanë të njëjtin kurs shkembimi “një me një” me Maqedonasit e Zaevit. Drejtojnë pushtetin legjislativ, nëpërmjet politikanit me përvojë Talat Xhaferri. Por kanë shtuar fuqinë politike edh në ekzekutiv.

Në teorinë politike, tri shtyllat e qeverisjes janë Rendi, Ekonomia dhe Diplomacia. Shqiptarët do të drejtojnë marrëdhëniet e Maqedonisë me jashtë, pra Ministrinë e Jashtme, do të drejtojnë Ministrinë e Financave dhe do të kenë zëvendëskryeministrin e parë. Koha për kryeministrin shqiptar do të jetë në 100 ditët e fundit të këtij mandati.

Deri atëherë ka ende kohë. Deri atëherë Ali Ahmeti në veçanti, por edhe lidershipi shqiptar në tërësi, ka të tjera sfida përpara, formulën e zgjidhjes të të cilave ai e mendon larg tundimit të posteve instuticonale dhe në freskinë e Zajasit ku vazhdon të banojë.

Sfida kryesore immediate është përfaqësimi dinjitoz për të përmbushur pushtetin politik. Personalitetet e parashikuara për postet e marra duhet të jenë të tillë që të demonstrojnë nivel të lartë intelektual, figura të pastra e modele për shoqërinë në tërësi në Maqedoninë e Veriut.

Lexo edhe :  "Shqiptarët të bëjnë më shumë"… që Tritan Shehu të mbetet gjithë jetën deputet

Pas kësaj, duket se është koha të mendohet për një strategji të re sa i përket faktit që avancimi politik të ecë edhe me përparimin real të qytetarëve shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Përgjegjësia në këtë rast nuk është përtej gardhit.

Është detyrë e lidershipit shqiptar të emancipojë, motivojë, orientojë shqiptarët e Maqedonisë. Nëse ndodh kjo, “eksperimenti” me kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të këtij mandate nuk do të dështojë. Suksesi i këtij eksperimenti do të jetë pika, ku Ali Ahmeti mund të vendosë levën për zgjedhjet e ardhshme. Koha ikën shpejt.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV