U gjet pa jetë dhe me shenja dhune, 17-vjeçarja ishte futur në det me skaf me një djalë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 17-vjeçare e cila kishte shkuar për të pushuar në plazhin e Velipojës është gjetur dje e pajetë rreth 700-800  metra larg bregut të detit, në vendin e quajtur “Vilun”.

Fillimisht u dyshua se ajo të ishte mbytur, por sot raportohen për detaje të tjera që janë trishtuese. Thuhet se 17-vjeçarja ishte futur në ujë me skaf së bashku me një person tjetër.

Ky i fundit është kthyer në breg pak çaste më vonë i vetëm, ndërsa 17-vjeçarja e quajtur Enisa Doda është gjetur më vonë nga peshkatarët. Në trupin e saj kishte edhe shenja dhune.

Doda është me origjinë nga Burreli, por ishte banuese në Bathore. Ndërkohë  ‘Fjala.al’ mëson se Indrit Bajraktari nga Postriba kishte dalë së bashku me vajzën në det me skaf.

Nuk dihet ende shkaku se pse ka vdekur vajza, por sipas pretendimit të 25 vjeçarit, vajza ka rrëshqitur nga skafi dhe është mbytur në det. Por ai shton se më pas nuk mban mend se çfarë ka ndodhur.

Për ngjarjen veprimet janë ende në hetim, ndërsa policia është ndaluar shtetasin Indrit Bajraktari. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çelësi i motorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV