“Ka shenja dhune”/ Çfarë zbuloi ekspertiza për vdekjen e 17-vjeçares në Velipojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë dalë detaje të reja nga vdekja e Enisa Dodës. Vajza 17-vjeçara kishte shkuar për të pushuar në plazhin e Velipojës në vendin e quajtur “Vilun” është gjetur dje e pajetë rreth 700 metra larg bregut të detit.

Fillimisht u dyshua se ajo të ishte mbytur, por sot raportohen për detaje të tjera. Nga rezultatet e para të ekspertizës mjeko-ligjore konstatohet se ka shenja dhunë në trupin e vajzës edhe pse nuk është saktësuar ende se nga çfarë janë shkaktuar ato.

Pak më parë u mësua nga autopsia se në trupin e saj kishte të nxira por që mund të ishin shkaktuar nga përplasja në ujë.

Nuk dihet tashmë nga se janë shkaktuar shenjat e dhunës në trupin e Enisa Dodës, që në fillim u pretendua se u mbyt, teksa ka qenë dhuna shkaku u vërtetë i vdekjes së saj ditën e djeshme në det.

Ndërkohë është arrestuar edhe 25- vjeçari Indrit Bajraktari, me të cilin vajza ka qenë në motorin e ujit dhe më pas nuk ka dalë më nga deti.

Ka disa versione për këtë ngjarje, por sipas atij zyrtar nga Policia, Bajraktari dhe Doda kanë qenë bashkë në një motor uji me qera.

Kanë dalë për lundrim në orën 14:00 të 19 gushtit, teksa pas 2 orësh e gjysmë djali doli në breg pa motorin e ujit dhe la vajzën në det të mbytur./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

REL: Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

Kina po e forcon ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor përmes fuqisë ekonomike, projekteve infrastrukturore dhe gjithnjë e më...

Shkencëtarët: Teoria rreth fatit të galaktikës sonë mund të jetë e gabuar

Përplasja mes galaktikës sonë, Rrugës së Qumështit, dhe fqinjës së saj më të madhe, galaktikës së Andromedës – e parashikuar të ndodhë përreth 4.5...

Njerëzit emocionalisht të fortë: 7 tipare dalluese

Njerëzit emocionalisht të fortë shpesh ngatërrohen me ata që duken të ashpër ose dominues. Në të vërtetë, forca emocionale nuk lidhet me imponimin apo...

Doktori i ri i Partisë Demokratike

Nga Vitjon Nina Ndoshta në mënyrë embrionale, Partia Demokratike i ka ngjizur vetes një risk për të qenë ngushtësisht e lidhur me figurën e një...

Ledri i përket të shkuarës/ Sara Hoxha në një lidhje të re dashurie?

Blogerja Sara Hoxha dhe reperi Ledri Vula trazuan rrjetin dy vite më parë me lajmin se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, nga...

Lajme të tjera

Web TV