Ndërron jetë 36-vjeçarja në Shijak pasi nuk iu dha mjekimi i duhur, procedohen 2 mjekët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia njofton se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku ka ndërruar jetë një 36 vjeçare, pasi dyshohet se mjekët nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur.

Pas kësaj ngjarje, një mjek urgjence pranë qendrës shëndetësore Shijak dhe mjekja e familjes po pranë kësaj qendre janë proceduar penalisht.

Pacientja me iniciale M.K., 36 vjeçe, pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën Shëndetësore Shijak, ka shkuar në shtëpi e më pas më datë 19.08.2020, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, proceduan penalisht  në gjendje të lirë shtetasit M.S., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek i urgjencës pranë qendrës shëndetësore Shijak dhe O.S., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me  detyrë mjeke e familjes pranë qendrës shëndetësore Shijak.

Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur shtetases M.K., 36 vjeçe, banuese në Shijak, e cila pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën  Shëndetësore Shijak, ka shkuar në banesë e më pas më datë 19.08.2020, është dërguar  në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

‘Gëzuar përvjetorin!’ Presidenti Trump dhe Melania, 20 vite martesë

Donald Trump dhe Melania Knauss festojnë 20 vjetorin e martesës së tyre, e cila u kurorëzua më 22 janar...

“Basha me parti të re”, gazetari zbulon lajmin: Është regjistruar në Gjykatë

Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit nën logon e partisë së re “Demokratët euroatlantikë””. Lajmin e ka dhënë në...

“Vendosmëri absolute për ndryshim”, Këlliçi takohet me diasporën shqiptare në Nju Jork

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët në Bronx, Nju Jork, SHBA. Këlliçi...

Diaspora/ Analisti: Të rinjtë sjellin ndryshim, ja cilat parti favorizohen prej tyre

Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive dhe të sjellë...

Livia flet për historinë e ‘tradhtisë’ së Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Lajme të tjera

Web TV