Provokacija serbe/ Çfarë pritet të ndodhë në ndeshjen me Cërvena Zvezdën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Urrejtja serbe përtej fushës së sportit që u përshfaq me agresivitetin e 14 tetorit 2014 në Beograd. Rrëfimi në sytë e gazetarit që pa çmendurinë nacionaliste. Përse ky agresivitet vijon edhe sot përballë sjelljes evropiane të shqiptarëve. Çfarë pritet të ndodhë në Tiranë më 25 gusht, kur Cërvena Zvezda do të përballet me ekipin e Tiranës. Kujdesi nga “provokacijet” dhe fitorja e ekipit tonë, dy sukseset që u tregojnë vendin ultranacionalistëve të sëmurë.

Nga Xhevdet Zeka

Duhet të ishe në stadiumin e Partizanit të Beogradit për të kuptuar dhe vlerësuar realisht marrëzinë e pafund të një kombi me shpirt të zi, agresor, vrastar dhe tolerancën, qytetërimin, elegancën patriotike, guximin e shqiptarëve evropianë. Në fakt, serbët provokojnë, vrasin, sulmojnë. Mjafton të kujtoj se futbollisti i madh, Dejan Saviçeviç, dhe disa miq serbë për të qenë të sigurt, na akomoduan në hotelin ku flinte kombëtarja serbe, sepse Ilir Halili, një menaxher i njohur, njihte dhe bashkëpunonte me zv.trajnerin e serbëve. Përplasjet Serbi-Shqipëri më shumë kanë qenë politike sesa sportive e futbollistike. Jemi ndeshur në basketboll, në kohën kur Serbia (Jugosllavia) bënte ligjin në Evropë dhe botë, por skuadrat shqiptare me Agim Fagun e të tjerë u paraqitën denjësisht. U desh të vinte Flamurtari i Vlorës në atë përlasje me Partizanin e Beogradit. Marrëdhëniet Serbi-Shqipëri gjithnjë janë e do të jenë një proces i brishtë drejt normalizimit të ngadaltë, me ulje ngritje, kriza të sajuara e mirëmenduara, shkurt marrëdhëniet Beograd-Tiranë do të lëkunden mes diplomacisë ‘tolerante’ të Perëndimit dhe gjuhës nacionaliste në vend, mes paqes dhe bashkëpunimit të shqiptarisë, dhe urrejtjes dhe ultranacionalizmit shtazarak serb, që kërkon të luajë dominantin, xhelatin, qytetarin evropian, besimtarin ortodoks etj, si shprehje e një politike antishqiptare. Mjaftuan ato 500 metra për të shkuar nga hoteli ynë tek shqiptarët, që ky provokim të shoqërohej, të bëhej gri nga policët e pafund, nga civilë udbashë kudo, por edhe tanke dhe armata serbo-ruse, e cila priste Putinin dhe do të bënte një paradë, e bënte dhe më zi këtë provokim. Të jemi të qartë, të gjithë ishin në unision – politika, media, ultranacionalistët, grupet fanatike dhe shumë segmente të tjera me moton: Ubije! Ubije Skiptarët! (Убио је, убио Албанце Mbyti, vriti shqiptarët) Албанци су највише добродошли мртви Албанци ( Shqiptari më i mirë është shqiptari i vdekur) etj., etj.

Pak histori përse ndodh kjo? Nëse i kthehemi Shpalljes së Pavarësisë dhe më vonë, për vite me radhë dihen qëndrimet dhe gjithë qëllimet e Malit të Zi dhe Serbisë, me mbështetjen e fortë të Rusisë për të aneksuar një pjesë të territorit shqiptar, me një politikë përça e sundo, me një ushtri më të madhe se e jona. Me një përçarje totale të rrymave, grupeve të faktorit shqiptar, Serbia kishte një pushtet absolut mbi territorin shqiptar, Veriun e vendit, mbështetur edhe nga Traktati i Londrës e më tej. Serbia dhe Rusia synonin e duan daljen në detin Adriatik, prandaj ishin avangardë të shpërbërjes së Shqipërisë, dhe ndarjes së saj mes Greqisë, Malit të Zi, Austro-Hungarisë, Italisë, por kjo e gjitha dhe me një miratim nga fuqitë e mëdha, arsye e mjaftueshme për të kuptuar edhe antishqiptarizmin sot. Por ky ndikim serb u forcua në bashkëpunimin me Ahemet Zogun, me Enver Hoxhën, duke instaluar edhe shumë agjentë e spiunë vendas në shërbim të saj. E gjithë kjo, të jep idenë se Serbia e shikon Shqipërinë si llokmë të saj, prandaj dhe urrejtja e saj është permanente, e verbër, amorale. Natyrisht, Pavarësia e Kosovës është thelbi i prishjes së ekuilibrave njerëzorë dhe ku urrejtje për ubi (vrarë) shqiptarët arriti kulmin në një provokacija edhe më të madhe të serbëve që shikojnë ëndrra natë e ditë, për të fituar atë që e kanë humbur përfundimisht Kosovën, Shqipërinë, deti Adriatik kjo falë edhe e gjeopolitikës ku jemi. Kjo ndjesi politike dhe bombardimi amerikan i Beogradit vazhdon të jetë provokimi real, për të mos humbur as tregun kosovar etj. I kthehemi sportit, kush provokoi, personalisht isha në kabinën ngjitur me ambasadorin Ilir Boçka, kabinë për 12 persona, veteranë të kombëtares serbe. Ishin dy oficerë të policisë sekrete që na vëzhgonin. Saviçeviç na porositi në makinë, mos flisni shqip, kur të vijë policia, në kabinë kujdes, se mos iu bëjnë sherr, erdhi vetë u përshëndet me ata serbë që ishin me ne dhe u largua. Kjo ishte më shumë se provikim! Më shumë se krijimi i një situate terrori ndaj nesh. Por ne kënduam himnin, duartrokitëm dhe ata nuk reaguan, por kërcisnin dhëmbët. Aty nuk kishte asnjë besë, asnjë traditë për të respektuar mikun, ligjin, rregullat, kafshëria serbe kalonte çdo limit njerëzor.

Lexo edhe :  Ancelotti nuk e fal talentin e Real Madridit: "Këtu nuk jemi në teatër"

Ne dhe ata!

Ne jemi paqësorë, legjitimë as provokojmë dhe përpiqemi të jemi krah tyre për sa kohë janë në shtëpinë tonë. Ne nuk i urrejmë, nuk i vrasim, nuk i frikësojmë, madje këndojmë Lepa Brena dhe Zdravkon, edhe sot, dhe jo vetëm në Shkodër. Ne nuk u kemi marrë territore, nuk i kemi vrarë, nuk ndërhyjmë në punët e tyre, ne i kishim fqinjë, dhe kemi respektuar kodin e fqinjësisë dhe paqes, ne nuk ngatërrojmë ultranacionalistët, politikanët serbë me popullin serb. Kurrë! Ata janë agresorë. Bindjet janë armiq më të rrezikshëm të së vërtetës se gënjeshtrat. Në shpirt kanë një urrejtje të kthyer në qëllim, një urrejtje vrastare ndaj shqiptarëve, dhe jo vetëm. Propaganda shtetërore dhe ajo ultranacionaliste ua ka deformuar keq vetëdijen, ata kanë një dëshirë: të zhdukin shqiptarinë, dhe përse e dinë që kurrë nuk do të ndodhë. Sjellja e tyre ndaj fqinjëve dhe myslimanëve e tillë është; ndaj boshnjakëve, kroatëve, sllovakëve, sllovenëve, madje dhe pjesës së Malit të Zi. Shkurt, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë kanë qenë prej kohësh të varfra dhe u përkeqësuan ndjeshëm gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë, atëherë një krahinë e Serbisë me popullsi kryesisht shqiptare. Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë, të cilën Serbia nuk e njeh. Beogradi dhe Tirana janë përpjekur të hedhin pas krahëve dallimet dhe të përmirësojnë bashkëpunimin rajonal në kuadër të nxitjeve diplomatike të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por jam mosbesues se ata do ta ndryshojnë sjelljen e tyre. Ne nuk veprojmë dot si ata që na krijuan kushte të një terrori psikologjik, turma e ekzaltuar, e droguar, çetnikët goditën lojtarët, ofenduan shqiptarët, qëlluan me gurë e çfarë mundën ndaj nesh. Thjesht janë qenie makabre, ku nënvetëdija e tyre s’ka të ndryshuar. Ne themi paqe e bashkëjetesë, ata luftë dhe provokime pa fund.

Futbolli.

Është magji, është paqe, është një veprimtari që bashkon gjithë botën, është një industri superfuqi me qarkullimin që u bën parave, futbolli është mision, edukativ dhe bashkëpunim ndërkombëtar, ka rregullat e tij dhe institucionet e veta. Kjo i obligon shqiptarët të tregojnë sjelljen e tyre perëndimore, faktin për të qenë qytetarë evropianë. Dhe ne do të sigurojmë zbatimin e përpiktë të ligjeve dhe do të menaxhojmë një ndeshje normale. E treguam këtë kur krijuam kushte ideale për ndeshjen e zhvilluar në Elbasan, Shqipëri-Serbi 0-2, po kështu do të ndodhë dhe për ndeshjen në Air Albania, ata do jenë të qetë, të mbrojtur, të sigurt, pa asnjë lloj racizmi. Ndeshja do të kalojë shumë mirë, sepse shqiptarët nuk kanë asgjë me kombin serb, sepse futbolli është garë, jo ultranacionalizëm i verbër, kurse Kosova ka qenë e është Shqipëri. Thjesht vetëm një gjë do të ndryshojë: do të fitojë TIRANA! Zvezda vjen si favorite në letër, por Tirana jonë do të jetë e mobilizuar, është shumë e motivuar për garën, nuk ka çfarë humbet. Ka një skuadër të kolauduar që lufton, krijon dhe ka siguruar stabilitet. Kjo më bën optimist që Lioni nuk ishte favorite, por eliminoi Manchester City dhe Juventus, e përse Tirana kampione të mos të eliminojë ca serbë, ndoshta pak fare më të mirë se ne. Forca Tirana! Ju nuk jeni vetëm! Mund të themi se dy vendet mund të kenë lehtësuar tensionet historike, por marrëdhëniet mbeten të brishta, por ky përmirësim i lidhjeve Beograd-Tiranë erdhi ngaqë liderët e të dyja vendeve e panë si përfitim për marrëdhëniet e tyre me BE-në, e cila me kushtet apo me monitorim i detyroi të ndryshonin sjelljen politike. Ndeshja do të jetë super e vështirë, sepse Cërvena Zvezda ka disa vite që shkon në grupe të Champions Legue dhe Europa Legue, por kjo kurrë nuk do të thotë se s’do të kualifikohemi, në futboll nuk fiton më i miri, por ai që zbaton detyrat dhe djemtë e Tiranës i kanë të gjitha mundësitë të bëjnë surpizën e këndshme. Futbolli dhe provokacija do të ngelet një klithmë e keqe, e vetmuar e serbëve, neve na duhet kualifikimi. Futbolli është i bukur, emocion. Champions Legue, është një ëndërr, por dhe fitim financiar e kjo e bën edhe më të nxehtë garën, natyrisht derbet e fqinjësisë, edhe brenda një shteti janë si “luftë”, por janë garë, por Serbia do provokacije, ultranacionalistët do të kërkojnë gjilpërën në kashtë. Prandaj kujdes dhe fitore!/Fjala.al/Ke.Ba

 

Të fundit

Shteti aziatik heq vizat për qytetarët e Kosovës

Malajzia ka vendosur t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës për udhëtime të shkurtra, njoftoi presidentja e Kosovës, Vjosa...

Ndodh në Vlorë, shoferi i jep ambulancës i dehur, merr përpara 3 makina të parkuara

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në kushtet e flagrancës nga agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pasi ka shkaktuar një aksident...

Bleu apartamentin 120 mijë euro me para cash, SPAK ridërgon për gjykim Asllan Dogjanin

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim deputetin e Partisë Demokratike, Asllan Dogjanin. Burime për mediat bëjnë me...

Mediat italiane “kryqëzojnë” Asllanin ndaj Milanit, largimi i sigurt në fund të sezonit

Derbi i “Madonnina” djeg Asllanin. Ndaj Milan, Inzaghi befasoi jo pak duke i besuar një fanellë titullari mesfushorit kuqezi, për Asllanin ky ishte një...

U arrestua 2 ditë më parë se dhunoi vartësin, lirohet ish drejtoresha e spitalit në Dibër

Dy ditë pas arrestimit, Gjykata ka lënë të lirë me masën “arrest shtëpie’ ish drejtoreshën e spitalit të Dibrës, Irini Shehu. Irini Shehu u arrestua...

Lajme të tjera

Web TV