Messi ‘tremb’ Koeman: E shoh veten jashtë Barcelonës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zhvillimet të reja po merr situata e Lionel Messit te Barcelona edhe pse klubi ka nisur ndryshime të mëdha duke filluar që nga stoli, ku ka sjellë holandezin Ronald Koeman.

Argjentinasi ka pasur një takim kokë më kokë me teknikun e ri dhe mediat spanjolle raportojnë se numri 10 i Barçës i ka komunikuar atij se e sheh veten larg Spanjës për sezonin e ardhshëm edhe pse është në dijeni të vështirësive që paraqet kontrata e tij.

Ajo që klubi donte të përshkruante si një takim normal të trajnerit Koeman me lojtarin kryesor tashmë është kthyer në hapin e parë të largimit të bujshëm.

Humbja e turpshme ndaj Bayern Munchen në Champions League ka lënë një shije të hidhur te 33 vjeçari dhe tashmë klube të mëdha si City, PSG apo dhe Inter janë vënë në ndjekje hap pas hapi të situatës.

Kontrata e tij skadon në vitin 2021, por tani për tani ai është në dyshime për të ardhmen e tij. Sigurisht, vendimi i lojtarit nuk është i vendosur. Ai nuk përjashton të vazhdojë një sezon më shumë dhe të ezaurojë kontratën e tij para se të zgjedh destinacionin e tij të ri dhe të sfidojë si agjent i lirë – ai dëshiron të arrijë Kupën e Botës në Katar në dhjetor 2022 megjithëse niveli i tij i përfshirjes në vitin e kaluar do të duhet të shihet.

Në fakt, vetë Koeman, i cili në prezantimin e tij ishte i kënaqur që mundi të drejtojë më të mirën në botë, tashmë paralajmëroi se ai dëshironte angazhim nga të gjithë futbollistët: “Unë vetëm dua të punoj me njerëz që duan të jenë atje”.

Lexo edhe :  Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Por fakti që ylli i skuadrës nuk konfirmon praninë e tij nuk është mënyra më e mirë për të filluar udhëtimin në krye të Barçës. Messi dyshon. Koeman dhe Barça tashmë e dinë atë…/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Lajme të tjera

Web TV