Një ditë më parë në Velipojë u mbyt në rrethana misterioze 17-vjeçarja Enisa Doda. Për këtë ngjarje është arrestuar shtetasi Indrit Bajraktari i cili u akuzua për nxitje të vetëvrasjes.
Sot në media është publikuar fakti se Bajraktari rezulton të jetë i martuar në Angli
Ndonëse ai kishte disa ditë që kishte ardhur pa bashkëshorten për pushime në vendin e tij, u përfshi në një ngjarje, që ende rrethohet nga shumë pikëpyetje.
Siç shihet dhe nga fotot 25-vjeçari është i martuar me Almudena Bajraktarin që në vitin 2019.
Ndërkohë, 25-vjeçari Indrit Bajraktari nuk ka pranuar të flasë para hetuesve. Ai ka thënë para hetuesve se do të flasë vetëm në gjyq për ngjarjen.
25-vjeçari Bajraktari u arrestua një ditë më parë, ndërsa dyshohet se ka dalë në breg pa e ndihmuar të renë. Ai ishte future në det me motor uji së bashku me 17-vjeçaren, kur kjo e fundit është rrëzuar, duke humbur jetën në det.
La.Mi/Fjala.al