Sonte finalja e parë kontinentale, ja si rreshtohet Interi dhe Sevilja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga njëra anë është Interi, tifozët e të cilit kanë 10 vjet që presin për një mbrëmje të tillë evropiane, ndërsa në anën tjetër, është Sevilja, e cila është padyshim një specialiste e veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit, Ligës së Evropës, trofeun e të cilës e ka fituar 5 herë dhe sonte synon të 6-tën. Pas pak, duke nisur nga ora 21:00, të besuarit e trajnerit Antonio Konte kanë mundësinë që të rikthehen te trofeu, diçka që mungon prej 9 vitesh.
Në finalen e Ligës së Evropës i pret Sevija, një kockë e fortë në këtë veprimtari, pasi spanjollët janë ekipi më fitues në historinë e këtij trofeu dhe zikaltrit duhet ta dinë mirë këtë gjë përpara se të futen në fushën e lojës.

Nga finalja e Madridit në finalen e Këlnit. Kjo është e dhjeta për historinë e skuadrës zikaltër, ndërsa Konte dhe Lopetegui do të luajnë të parën në Evropë. Romelu Lukaku ka shansin e artë që të barazojë Fenomenin Ronaldo, por edhe ta parakalojë atë.
Ndërsa Konte të thyejë tabunë evropiane dhe të marrë trofeun e parë. Gjithçka është gati për festën:

FORMACIONET ZYRTARE:
SEVIJA: Bonou, Karles, Kunde, Navas, Regijon, Fernando, Banega, Xhordan, Okampos, Suso, De Jong.
INTERI: Handanoviç, Bastoni, De Vraj, Godin, Brozoviç, Dambrozio, Jang, Galjardini, Barela, Lautaro, Lukaku.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV