Finalja e Champions League/ Çmimi i biletave arrin në nivel rekord, deri në 10 mijë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inter dhe Manchester City gjenden në Stamboll për finalen e shumëpritur të Champions League. Interesimi është mjaft i madh për këtë ndeshje, pasi do të jenë përballë dy skuadra aspak të barabarta me Manchester City që këtë sezon është një superfuqi dhe synon trofeun e tretë, ndërsa zikaltrit fare pak favoritë.

Në “Ataturk Olympic Stadium” pritet të ketë afro 80 mijë spektatorë për këtë ndeshje të jashtëzakonshme që mbahet në këtë stadium për herë të dytë pas finales së vitit 2005.

Edhe pse ka më shumë se 2 muaj që UEFA i ka shitur të gjitha biletat ato mund të gjenden ende në faqe të njohura për rishitjen e tyre. Çmimi fillestar i tyre ka qenë nga 70 deri në 700 Euro për vendet më pranë fushës. Një ditë para ndeshjes, bileta më e lirë ka kaluar 800 Euro, ndërsa më e shtrenjta afro 9615 Euro.

Ka kohë që City troket në derën e trofeut të Champions dhe duket se kësaj here, skuadra e Guardiolas do të shpërthejë për të bërë të vetin trofeun që i mungon. Trajneri e ka ngritur më parë trofeun në vitin 2009 dhe 2011, dhe kërkon të bëhet vetëm tekniku i gjashtë që e fiton atë me dy klube. Por gjithsesi është finale që mund të shkojë në favor të zikaltërve të Simone Inzaghi.

Të fundit

Shqiptarja e parë që fitoi çmimin/ Sot 44 vjetori i ndarjes së Nobelit për Nënë Terezën

Sot bëhen 44 vite që nga dita kur Nënë Tereza mori çmimin Nobel për paqen. Më 10 dhjetor 1979,...

Stuhi dhe tornado në SHBA/ Raportohet për gjashtë të vdekur

Moti i keq ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raportohet se 6 persona kanë ndërruar jetë pasi tornadot dhe stuhitë e forta goditën...

Parashikimi i motit/ Temperatura të ulta në gjithë Shqipërinë

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët, por relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet kalim i...

Horoskopi ditor, 10 Dhjetor 2023

DASHI Gjatë kësaj dite do bëni mirë të reflektoni më gjatë dhe të braktisni disa zakone të këqija. Keni për ta parë se shumë shpejt...

NBA/ Los Angelos Lakers mposhtin Indiana Pacers dhe janë fitues të In-Season Tournament

LeBron James dhe Anthony Davis kombinuan për 65 pikë, teksa Los Angeles Lakers fituan turneun inaugurues të NBA In-Season, me rezultat 123-109 ndaj Indiana...

Lajme të tjera

Web TV