Maqedoni e Veriut/ Talat Xhaferi rizgjidhet Kryetar i Parlamentit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti i ri i Maqedonisë së Veriut e rizgjodhi Talat Xhaferin si kryetar të të tij. 62 ligjvënës të partive të shumicës së re parlamentare votuan pro, 43 deputetë të VMRO-DPMNE-së kundër, ndërsa deputetët e opozitës shqiptare “Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa” u larguan nga seanca para aktit të votimit.

Seanca u zhvillua mes kritikave të shumta të deputetëve opozitarë maqedonas të cilët thanë se nuk do ta votonin zotin Xhaferi për shkak të aleancës së partisë së tij me LSDM-në, drejtuesit e së cilës i konsiderojnë si njerëz të përfshirë në vepra kriminale dhe manipulime të tjera.

Zoti Xhaferi falënderoi deputetët për besimin e dhënë, përfshirë ata të opozitës për debatin konstruktiv, përfshirë ata që u larguan nga salla para se të fillonte votimi. “Do të jem në funksion të ligjeve të Kushtetutës dhe rregulloreve”, tha kryetari i sapozgjedhur i parlamentit.

VMRO-ja u përpoq të bindte BDI-në që të mos hynte në koalicion me LSDM-në për shkak të, siç tha ajo, ofendimeve dhe nënçmimeve që anëtarët e LSDM-së kishin bërë gjatë fushatës së fundit zgjedhore nda BDI-së dhe shqiptarëve.

Ish-kryetari i grupit të deputetëve të opozitës, Nikolla Micevski kritikoi shumicën për “mënyrën e turpshme të drejtimit të seancave, duke mos respektuar të drejtat e deputetëve dhe duke keqpërdorur rregulloren e parlamentit.”

Ndërkohë, deputeti i koalicionit “Aleanca për Shqiptarët – Alternativa” Skender Rexhepi theksoi “vjedhjen e votave”, sipas tij, në zgjedhjet e fundit “që vranë shpresën e shqiptarëve për demokraci”. “Nuk do të marrim pjesë në një akt të turpshëm historik të votimit”, tha deputeti Rexhepi.

Talat Xhaferi ishte Kryetar i Parlamentit gjatë mandatit të kaluar, respektivisht nga 27 prilli i vitit 2017, kur ndodhën sulmet e dhunshme nga përkrahës të VMRO-së ndaj ligjvënësve brenda parlamentit. Ai ka qenë deputet edhe në përbërje të kaluara dhe Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Me profesion është ushtarak, ka ndjekur studimet në Akademinë ushtarake në Beograd dhe ka qenë oficer i ushtrisë jugosllave. Më vonë ai u angazhua në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, e cilia organizoi një kryengritje kundër forcave policore dhe ushtarake në vitin 2001 në Maqedoninë e Veriut për të drejta më të mëdha të shqiptarëve në këtë vend.

Lexo edhe :  Vrau 3 persona në Gjilan, autori ka foto me Osmanin dhe Kurtin

Shumica e re parlamentare i ka 62 deputetë, prej të cilave 46 të LSDM-së, 4 të Lëvizjes Besa, 15 të BDI-së dhe 1 të Partisë Demokratike Shqiptare, të mjaftueshëm për ta votuar edhe kabinetin e ri qeveritar, i cili do të drejtohet nga udhëheqësi i LSDM-së, Zoran Zaev./VOA

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV