Volejboll, hidhet shorti, Erzeni njeh kundërshtarët në Ligën e kampioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shijakasit e rrjetës, përballë Mlladostit të Zagrebit dhe hungarezëve të Fino Kaposhvarit. Volejbolli kontinental përvijon rikthimin në parket dhe të premten, në Luksemburg, është hedhur shorti i Kupave të Evropës, si për femra, ashtu edhe për meshkuj. Siç dihet, në këto veprimtari kontinentale, Shqipëria do të përfaqësohet vetëm nga një ekip, ai i Erzenit, që do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve në volejboll për meshkuj.
Dhe shorti i hedhur të premten, e ka vendosur skuadrën shijakase, përballë një sfide të vështirë në trajtën e Mlladostit të Zagrebit dhe Fino Kaposhvarit të Hungarisë. Siç dihet, Erzeni e mbylli në krye të renditjes sezonin 2019-2020 të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj, një sezon që u ndërpre në mesin e marsit, për shkak të epidemisë së virusit korona.

Në fundin e qershorit, Federata Shqiptare e Volejbollit e ndërpreu zyrtarisht sezonin, duke mos shpallur “kampionë”, ndërsa vetëm Erzeni iu përgjigj thirrjes për të marrë pjesë në veprimtaritë kontinentale. Dhe tanimë, skuadra shijakase ka njohur kundërshtaret e grupit A, aty ku do të secila skuadër do të presë dy skuadrat e tjera në shtëpi për një miniturne.

Datat e këtij miniturneu, ku skuadrat do të ndeshen në fund 3 herë me njëra-tjetrën dhe do të luajnë gjithsej 6 ndeshje, janë nga data 22, deri më 24 shtator, nga data 29 shtator, deri më 1 tetor, dhe nga data 6 tetor, deri më 8 tetor 2020. Hungarezët e Fino Kaposhvarit ishin në Shqipëri në 2014-ën, ku e mundën dy herë Studentin, ndërsa kroatët e Mlladostit të Zagrebit rikthehen përballë ekipeve shqiptare për herë të parë që nga viti 1983.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV