Me shpejtësi skëterrë, 6 shoferë bënin gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugën e Saukut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu si çdo fundjavë edhe gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës, Policia Rrugore e Tiranës, ka ushtruar kontrolle me radar në segmentet dhe akset e cilësuara njolla të zeza, për sa i përket ngjarjeve rrugore të ndodhura më parë.

Gjatë kontrolleve në aksin Sauk-Teg, janë evidentuar shpejtësi gati ekstreme, që varionin nga 160 km/h deri në 190 km/h edhe pse rruga kishte fluks të plotë.

“Të pa pranueshme arsyet e drejtuesve të automjeteve të kapur nga radari, për arsyet e fluturimit në rrugë, por cilado të ishte arsyeja, të tilla shpejtësi vrasin jetën në rrugë. Për 240 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, janë evidentuar dhe ndëshkuar 12 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi dy fish e më shumë se sa norma e lejuar.

Njëkohësisht janë evidentuar dhe dërguar në OASH, 6 drejtues mjetesh për gara shpejtësisë dhe manovra të rrezikshme në rrugë, te evidentuar në unazën e madhe nga patrullat në lëvizje të Policisë Rrugore”, thotë policia.

Më tej bëhet apel për të mos nxitohet, pasi në rastin më të mirë do përfundojnë te polici dhe radari dhe në destinacion do shkohet pa patentë, dhe në rastin më të keq do të ndodh aksident.

“Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë. Zbato rregullat, udhëto i sigurt”, thotë në mbyllje policia./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/2837506599869026

Të fundit

Pastruan mbi 43 mln $ të mafias shqiptare të kokainës, Ekuadori dënon 8 ‘financierët’!

Një gjykatë anti-korrupsion e Ekuadorit ka dhënë dënimin për tetë persona si dhe ka sanksionuar tre kompani për shkak...

Putin: Trump së shpejti do të rivendosë rendin në Evropë

Vladimir Putin foli në stacionin televiziv “Russia 1” për kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe sesi ky zhvillim do të ndikojë...

Temperaturat, disa gradë nën zero! Ja si parashikohet moti për 5 ditët e ardhshme

Pas disa ditësh me mot me kthjellime e temperatura gati pranverore mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të ftohta me origjinë veriore...

Çdo mjet i parkuar gabim do bllokohet/ Monitorim i shtuar i akseve rrugore

Arben Bakalli me detyre komandant trafiku pranë komisariatit të qarkullimit rrugor në Tiranë thotë për mikrofonin e ABC News se është hartuar një plan...

Shkak, plakja dhe shtimi i sëmundjeve, gjatë vitit 2024 u importuan 28.2 mld lekë barna

Plakja e popullsisë që po shoqërohet me shtim të sëmundjeve nga njëra anë dhe kthimi i vëmendjes si kurrë më parë te shëndeti si...

Lajme të tjera

Web TV