test

Kur në 2001 vëzhgoja zgjedhjet në Bjellorusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Oerd Bylykbashi

Në fillimin e shtatorit 2001, bashkë me dy kolegë të tjerë nga Shqipëria, Elsa Ballauri dhe Maksim Shimani, iu bashkova si vëzhgues afatshkurtër Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Bjellorusi. Ishte tentativa e Lukashenkos për një mandat të dytë si president.

Asokohe punoja në OSBE dhe kisha eksperiencën e freskët të zgjedhjeve skandaloze parlamentare me 5 raunde votimi të 2001, ato me Dushk ku me një truk PS i vodhi opozitës 9 mandate, kandidatë të pavarur fallco (ministra që regjistroheshin si të pavarur për të mashtruar sistemin), rrahje komisionerësh nga policia, qindra policë, SHISh apo tanke nëpër rrugë, kuti votimi që zhdukeshin dhe gjendeshin të shqyera, kuti votimi që hapeshin në anësore dhe ndërroheshin procesverbalet rrugës për në qendër, KQZ dhe komisione që kontrolloheshin të gjitha 5:2 nga qeveria socialiste, Gjykatë Kushtetuese që i hiqte mandatet deputeteve të opozitës dhe urdhëronte rivotim që më pas fitohej nga qeveria.

Po kishim edhe lista zgjedhësish të manipuluara ku rreth 150 mijë zgjedhës nuk figuronin fare në regjistrat e gjendjes civile pra zgjedhës zombi që në fund rezultonin të kishin votuar, zonat zgjedhore krejtësisht të manipuluara në favor të qeverisë saqë në veri opozitës i duheshin më shumë vota për të zgjedhur një deputet sesa qeverisë në jug. Nuk mbaron këtu katalogu i manipulimeve.

Ja, me këtë “bagazh dijesh” isha i armatosur, unë vëzhguesi i thjeshtë i thjeshtë i OSBE/ODIHR-it. Fati e deshi të isha vëzhgues në distriktin me qendër qytetin Brest. Por rastësia më solli lajmin që Brest ishte qyteti ku para pak ditësh filluan protestat kundër regjimit të fundit diktatorial në Evropë.

Lexo edhe :  Berishizmi

Lajmet e këtyre ditëve më kujtuan eksperiencën e zgjedhjeve të shtatorit 2001 në Bjellorusi. Na thanë të bënim kujdes se Lukashenko e paraqiste ODIHR-in si “djalli” që kishte ardhur të prishte Bjellorusinë. Asokohe perëndimi kishte dominancë në OSBE dhe nuk i kishte hyre shejtani akoma.

Ato ditë pamë manipulime aq të trasha saqë dukeshin brutale dhe foshnjarake. Krahasuar me atë që kisha parë neë qershor-gusht të atij viti në Shqipëri, Lukashenko dhe shpura e tij post-sovjetike kishin mungesë të theksuar “fantazie” në manipulimin e zgjedhjeve përballë ustallarëve socialistë në Shqipëri. Në përfundim Lukashenko u rizgjodh për një mandat të dytë me më shumë se 85% të votave. Nuk e turpëronte veten me pak ai.

Në kthim me disa kolegë diskutonim për manipulimet që kishim parë. Duke qeshur hidhur u thash: “Këto që pamë ishin si ushtrime për nivel kopshti, manipulime krejt të trasha. Duhej të vinit në Shqipëri në qershor të shihnit manualin me titull “Si të manipulosh zgjedhjet””.

Atë ditë ishte 11 shtator 2001. Pak orë më vonë, rrëzimi i dy kullave binjake në New York do të ndryshonte botën. E ku e imagjinoja dot unë atë ditë që bota do të ndryshonte aq sa vetë ustai i manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri, do të udhëhiqte OSBE, do të jepte bekimin për raportin e vëzhgimit të zgjedhjeve të manipuluara bjelloruse dhe madje do të guxonte të ndërmjetësonte zgjidhjen e krizës pas rrahjes brutale të protestuesve. Çfarë fati ters dhe cinik patën bjellorusët!

Të fundit

Shefi i Pentagonit flet në telefon me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi të martën një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë, Andrei...

15 vjet pa mbretin e Pop-it Michael Jackson

Pesëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, më 25 qershor 2009, Michael Jackson mbetet një nga gjenitë absolut të muzikës Pop dhe një balerin i...

‘The Sun’: Vizitoni Lumin e Shalës, ‘Tajlanda e Shqipërisë’ me ujëra të pastra kristal

‘Një cep i botës’ pak i njohur për vizitorët e Evropës Lindore i konsideruar si një Tajlandë në miniaturë, me ujëra bruz dhe fluturime...

Shkodër/ Shkrumbohen nga flakët 4 banesa në lagjen ‘Skënderbeg’

Katër banesa janë djegur në lagjen ‘Skënderbeg’ në Shkodër. Flakët nisën nga një banesë 2-katëshe më pas zjarri u përhap duke djegur edhe 3...

Moti i keq ‘mbërthen’ Italinë/ Përmbytje dhe lumenj të dalë nga shtrati

Moti i keq ka ‘mbërthyer’ disa zona në Itali, duke shkaktuar një viktimë. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në zonën e...

Lajme të tjera

Web TV