Motra e Trump për presidentin: Ai është mizor, gënjeshtar dhe hipokrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një sërë regjistrimesh të bëra në mënyrë të fshehtë nga mbesa e saj Mary Trump, autore e një libri “të papritur” për xhaxhain e saj dhe të publikuar për “Uashington Post”, një burrë “mizor”, “gënjeshtar”, “hipokrit” dhe pa principe që “nuk di të lexojë”: kështu e ka përshkruar vëllain e saj, presidentin amerikan, ish gjykatësja federale Maryanne Trump Barry.

Barry deri më tani nuk kishte shprehur mosdakordësi me presidentin amerikan.

Nga ana tjetër, Mary Trump, e cila është shprehur se xhaxhai i saj Donald Trump është i papërshtatshëm për të qenë president dhe ka shprehur mbështetje për rivalin e tij Joe Biden, pohoi për presigjozen “Uashington Post”, se ka regjistruar fshehurazi 15 orë biseda ballë për ballë me Maryanne në vitin 2018 dhe 2019.

Ish gjykatësja, në bisedat e regjistruara, thuhet të jetë ankuar për sjelljen e të vëllait: “Tweet-et e tij të mallkuara dhe gënjeshtrat e tij të mallkuara, Oh Zot … Ndryshimi i ngjarjeve, mungesa e përgatitjes … “. Në një moment Barry i drejtohet mbesës së saj:” Është hipokrit.  Donald është mizor “.

Po ashtu në regjistrime, Maryanne Trump Barry i referohet të vëllait si një “mistrec” të cilit ajo i bënte detyrat ndërsa shton se arriti që të futej në shkollën e lartë vetëm sepse futi dikë tjetër që t’i kalonte provimet e pranimit.  Ru.Do/ Fjala

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV