“Kur historia harrohet rrezikon të përsëritet”/Harresa më trishtuese në Aushvicin shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Suela Musta*

23 Gushti, Dita evropiane e Kujtesës dhe zyrtarizimi  shqiptar i harresës. Kur po përmbushen afro 30 vjet nga rrëzimi i komunizmit më refraktar të Evropës;

Kur  kanë kaluar 14 vite që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Rezolutën kundër krimeve të Komunizmit, kur  Parlamenti evropian shpalli 11 vite më parë një ditë të posaçme për të kujtuar viktimat e Stalinizmit, në Shqipërinë e tranzicionit burgjet zyrtare të kujtesës kolektive janë mbyllur më fort se kurrë.

30 vjet nuk i mjaftuan politikës shqiptare e aq më pak institucioneve të një shteti të deformuar e hibrido-demokratik të ndërtonin në Tiranë (apo të mbështesnin iniciativa private) minimalisht 3 ndërtesa muzeale, obelisqe apo simbolika arti pamor të kujtesës kolektive në ndërtim dhe të mijëra viktimave të terrorit të diktaturës. Muzealizimi i vetëm dy bunkerëve,  vjen më shumti si himnizim i persekutorëve sesa si dëshmi dhe revoltë e mijëratë persekutuarve për kalvarin gjysmë shekullor të vuajtjeve të tyre.

Sot memoristika e Kombit për gjysmën  e shekullit më gjakatar të historisë moderne mbahet në këmbë kryesisht falë kontributit të dëshmive dhe dokumentimit të persekutimit nga vetë  të burgosurit politikë, mbetur aq pak të gjallë mes nesh,  botimeve, artikuj dhe intervistat në media, si dhe ngritja e disa platformave online me historikun e burgjeve dhe vuajtjeve, mbështetur fisnikërisht nga fondacione private dhe shoqatave  jo qeveritare.

Atributet e shtetit në procesin e kujtesës kolektive janë inekzistente sepse ata (pushtetarët) nuk mund të dënojnë veprën e  baballarëve, shumë syresh prej tyre, persekutorë me lista të gjata viktimash mes të cilëve gra fëmijë e të moshuar,  me dhe pa varr të identifikuar.

30 vite tranzicion ka prodhuar një inventar tejet të gjatë të braktisjeve dhe harresës të njëpasnjëshme të qindra destinacioneve të persekutimit komunist si burgje, kampe izolimi të rrethimeve me tela e të punëve të detyruara, vendndodhjet e hetuesive, zhdukjeve të trupave e viktimave nga pushkatimet pa gjyq e shumë vendndodhjeve të tjera.

Harresa zyrtare mbi të kaluarën rëndon edhe më tepër nga viti në vit peshën e dhimbjes së të burgosurve, të përsekutuarve dhe të intenuarve dhe familjarëve të tyre. Madje edhe kur ka iniciativa nga fëmijët apo pasardhësit  për të mbajtur gjallë gjurmët e persekutimit, arkivën, punën dhe misionin e kujtesës, dyert e zyrave mbyllen me mirësjellje përmes mesazhit “kujtimi i të djeshmes nuk sjell dobi, sepse çfarë ka kaluar, ka shkuar..

Nga ana tjetër refuzimi me tiraninë e heshtjes së “mea culpa” e të etërve dhe bijve komunistë forcon edhe më shumë themelet e harresës dhe mosnjohjes së krimeve të komunizmit.

Një qëllim i tërthortë por krejtësisht i kuptueshëm i kësaj strategjie, është dhe zhdukja e memoristikës së godinave dhe rrënojave të vendndodhjeve të persekutimit qe transmetojnë heshtazi,  por shumë fort, emocionet e të kaluarës, burgosjen torturat fizike psikologjike morale të brezave në 45 vite.

Harresa ka mbuluar jo vetëm destinacionet e persekutimit komunist në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë.

Lexo edhe :  Debati mes pushtetit dhe drejtësisë, si një shenjë e shëndetit të demokracisë

Mungesa e vendosjes së simbolikave orientuese, gjurmuese, hartave, pllakatave apo objekteve te kujtesës me të dhëna  e dëshmi nga viktimat,  janë më se evidente në kufijtë e absurdit dhe dilemës ” a kemi qenë ne shqiptarët që e kemi jetuar Komunizmin apo një popull i mbartur për të jetuar historinë e komunizmit hoxhian”

Simbolikat e gjalla të harresës

Harresa më trishtuese mbi ndërtesat e persekutimit komunist shfaqet në Kampin e Tepelenës. – Aushvici shqiptar.

60 vite nga mbyllja e kampit famëkeq edhe tullat e rrënojave te kapanoneneve ku u izoluam në kushte cnjerëzore 3.mijë shqiptarë kryesisht nga Veriu dhe ku kanë humbur jetën mizorisht nga sëmundjet dhe uria 300 fëmijë,  qindra gra e të moshuar,   po rrëzohen në tokë. Askush nuk flet, asgjë nuk ruhet.

Ndotjet nga më të ndryshmet kanë mbuluar sipërfaqe të tëra të kampit, ndërkohë që qentë e lëshuar të fshatit frikësojë edhe ata shumë pak vizitorë, që interesohen të njihen me këtë pjesë të historisë. Rruga që të con drejt kampit nuk ka asnjë gjurmë orientuese ndërsa banorët pranë e njohin ende si dikur, repartet ushtarake të italianëve

Mungesa e informacionit mbi ekzistencën e kampit shfarrosës ka ngulur rrënjët thellë ndër breza dhe kësaj errësire historile, nuk tentohet ti vihet as edhe një llampë në curricult shkollore  të të rinjve

As mund të mendohet për ciceron, tenda me guida  dhe materiale informuese në rrënojat e kampit përsa kohë që shteti nuk punon për statusin muze të kampit. E njëjta harresë , braktisje, në burgjet e Burelit, Spacit ,kampet dhe tunelet e punës Rreps, Qafë Bar dhe qindra  reparte e destinacione të izolimit e persekutimit të shqiptarëve ne komunizem.

Edhe këtë vit si herët e tjera shoqata anttikomuniste e të persekutarv .do të mbledhë të mbijetuarit dhe bashkëvuajtësit për të dëshmuar mbi dhimbjet dhe vuajtjet cnjerëzore të Kampit të Tepelenës.

Por dëshmitë dhe emocionet e forta përcjellë ditë pas ditë e vit pas viti nuk mjaftojnë të mbajnë në këmbë kujtesën mbi pasojat tragjikë të komunizmit në një popullsi dhe territory kaq të tkurrur si Shqipëria

kujtesa si institucion duhet të ishte misioni primar për themelet dekomunistizimit të shtetit dhe shoqërisë sonë, e aq më shumë të instalimit të një shteti objektiv të së drejtës. Mesa duket po punohet me një strategji e program të mirëmenduar madje dhe me instrumente demokratikë për institucionalizimin e harresës derisa të mbërrijnë breza që do njohin vetëm pushtimin otoman si periudhën më të errët të historisë së Shqipërisë.

Sot në 23 Gusht apeli vjen më I gjallë se kurrë:   të shpëtojmë sa.më parë kujtesën kolektive si premisë kyçe për një shoqërie që synon  të jetë me identitet në krah të shoqërive me histori në BE.

*Suela Musta është e bija e historianit, të burgosur politik Agim Musta

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Nuk paragjykojnë asnjë, këto janë shenjat më mendjehapura të horoskopit

Të gjithë kemi dikë në jetën tonë që i drejtohemi për ndonjë këshillë apo gjykim të një situate që...

Historia pas logos së Mercedes Benz

Logoja ikonike e Mercedes-Benz, ylli me tre cepa brenda një rrethi, mbart një histori të pasur që pasqyron bashkimin e dy gjigantëve të automobilave:...

Blerja historike e Kanalit të Panamasë nga SHBA

Një grup investitorësh të udhëhequr nga BlackRock, një firmë amerikane e menaxhimit të aseteve, ka rënë dakord të blejë dy porte në Panama në...

Zgjedhjet/ Kreu i Këshillit të Diasporës bën thirrjen e fundit për t’u regjistruar

Kur edhe pak orë nga ndajnë nga përfundimi i afatit për regjistrimin e votuesve nga jashtë Shqipërisë, kreu i Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark...

“Reuters”: SHBA dhe Ukraina përgatiten të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Administrata e Presidentit të SHBA Donald Trump dhe Ukraina planifikojnë të nënshkruajnë marrëveshjen e shumë debatuar për mineralet. Kjo vjen pas një takimi të tensionuar...

Lajme të tjera

Web TV