Video/ Mërgim Mavraj largohet nga kombëtarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti nga Kosova Mërgim Mavraj është larguar nga Kombëtarja e Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur nga vet Mavraj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook. 34-vjeçari është pjesë e Kombëtares ‘kuqezi’ nga viti 2012, ku ka zhvilluar mbi 50 ndeshje, ndërsa ka shënuar tre gola.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Përshëndetje,
Kanë kaluar gati 8 vite që prej shtatorit të 2012-ës, kur unë debutova për herë të parë me Kombëtaren Kuq e Zi, vite të cilat mbase nuk janë të shumta, porse emocionet, sfidat, sakrificat, rëniet, ngritjet dhe sukseset kanë qenë të mëse të mjaftueshme për të skalitur në brendësinë time përjetime të rralla dhe të pashlyeshme.

Ky rrugëtim më ka ofruar mundësinë që ta njoh dhe me mirë vendin tim, njerëzit e vendit tim por dhe vet veten time dhe jo vetëm, si shkak i këtij rrugëtimi dhe sportin arrita ta njoh dhe me mirë.

Mirëpo si çdo rrugëtim dhe ky e ka një fund, dhe ky fund është më se i lumtur. Ndaj për këtë dëshiroj të falenderoj të gjithë bashkshoqëruesit e mi duke filluar nga Familja ime, Miqtë e mi, Ndjekësit e Kombtares Kuq e Zi, Presidentin Armando Duka, Kolegët e mi dhe të gjithë Stafet Teknike me të cilët kam punuar, edhe pse gjithsecili prej tyre meriton një falenderim personal jam i detyruar që të gjithë falenderimet ti përmbledh në keto pak rreshta.

Mbi të gjitha falënderimet është falenderimi ndaj Zotit, I Cili ma mundësoj këtë fund të lumtur.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin tonë shqiptar !
Zoti na e mundësoftë që Një Flamur të jetë simboli ynë !
Përzemërsisht, Mërgim Mavraj./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  “Vuloset” lista e Tiranës, ja deputetët që futen zyrtarisht në Parlament

https://www.facebook.com/m.mavraj15/videos/1731922850282021/

Të fundit

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Nga pasioni te profesioni: Maturantë, zgjidhni programin tuaj të studimeve në UBT

“Natyra nuk është një vend për të vizituar. Ajo është shtëpia jonë.”— Gary Snyder Kjo thënie sublimon lidhjen tonë të brendshme me natyrën dhe thekson...

Pushteti që rritet duke “përpirë” gjithçka rreth vetes

RELDAR DEDA - Shqipëria vazhdon ende të jetë e kërrusur nga pesha e aktiviteteve të rrjeteve të narkotrafikut, nga një qeveri e shkrirë qartazi...

Inter humbet 15 milionë euro dhe “fajin” e ka Kristjan Asllani

Kristjan Asllani nuk është në planet e Christian Chivu për sezonin e ri. Shqiptari nuk e ka bindur trajnerin e ri të zikaltërve, ndaj...

Lajme të tjera

Web TV