Kryeministri britanik Boris Johnson është i sigurt drejt hapjes së të gjitha shkollave në Britaninë e Madhe.
Javën e ardhshme pritet të fillojë shkolla në Britaninë e Madhe, por shumë prindër nuk janë ende të gatshëm t’i çojnë fëmijët e tyre nëpër klasa ku rrezikojnë infektimin.
Por Johnson i ka bërë një lutje publike prindërve duke u kërkuar që t’i rikthejnë fëmijët në shkolla ose në të kundërt duke qëndruar larg do të kenë dëme të përhershme në të ardhmen e tyre.
Prej muajit mars nxënësit në Britaninë e Madhe nuk kanë qenë në klasa dhe shkolla, por psikologët, shkencëtarët dhe fizikantët kanë sugjeruar që ata të rikthehen pasi do të shkaktonte më shumë dëm madje edhe më shumë se sa vetë COVID-19.
Gjithashtu Britania e Madhe ka premtuar se do të testojë gjerësisht popullsinë e saj për COVID-19. Ru.Do/ Fjala