Shaban Sinani, sjell “Vepra e Dritëro Agollit dhe Brezi i viteve 1960”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këndin e botimeve të reja të Akademisë së Shkencave, është lajmëruar për daljen në dritë të një libri të ri të akademikut Shaban Shinani, me titull: “Vepra e Dritëro Agollit dhe Brezi i viteve 1960”.

Synimi i studimit më të fundit e mjaft interesant të studiuesit tonë të njohur, akad. Shaban Sinanit, është që të rivendosë baraspeshën e trazuar në gjykimin e letërsisë së një shkrimtari të papërjashtueshëm nga historia e letërsisë shqipe, sido dhe kurdo që ajo të shkruhet, si Dritëro Agolli, në një periudhë kalimtare prej apogjeut në refuzim inatçor, prej lavdisë në shpërfillje.

Në këtë botim vëmendja qendrore u kushtohet veprave të ndaluara të shkrimtarit Dritëro Agolli, që nuk janë të pakta.

Disa prej veprave të shkrimtarit tonë të madh u zhdukën përgjatë disa dekadave gati pa gjurmë. Disa të tjera për ribotimin e të cilave kërkohej ndërhyrje shfytyruese, vetë autori, i lënduar në shenjtërinë e autorësisë bëri sikur i harroi, i nxori nga mendja, ashtu si e kishin urdhëruar. Ndonjë tjetër u përpoq ta ringjallte përmes transmodelimit gjinor, duke i shndërruar në skenarë filmash etj.

Përveç këtyre veprave, në objektin e këtij studimi është përfshirë edhe krijimtaria e botuar pas vdekjes së autorit, për të cilën në këtë vepër është treguar kujdesi për ta çuar atë sa më denjësisht në duart e lexuesit. Gjithashtu janë përfshirë edhe ato që mund të quhen “veprat mënjanë të Dritëro Agollit”, kryesisht romane që ose nuk janë përfillur fare nga studimet dhe kritika në kohën e botimit dhe më pas, ose vepra të tjera që janë ndëshkuar qysh në momentin e parë të kontaktit me kritikën dhe më tej janë harruar a kanë dalë jashtë vëmendjes.

Thuajse të harruara kanë mbetur edhe librat e publicistikës, ku shfaqet Agolli polemist, me një regjistër krejt tjetër ligjërimi, si dhe shënjime prej leksioneve universitare me të cilat u formuan disa breza gazetarësh”,  shkruhet në një publikim të Akademisë së Shkencave.

Të fundit

“Çdo gjë e vendos Putin”, në Rusi nuk kanë frikë nga fjalët e Trump

Kremlini ka reaguar pas takimit të Vladimir Putin dhe të dërguarit të Trump, Steve Witkoff. Në një reagim për mediat,...

I nxehti ekstrem/ ‘Shuhet’ vendi, regjistrohen 1000 viktima nga temperaturat e larta

Numri i saktë prej 1,060 vdekjesh përfaqëson “57% më shumë krahasuar me vitin e kaluar”, tha Ministria Spanjolle e Shëndetësisë në llogarinë e saj...

Donald Trump tregon kush do jetë presidenti i ardhshëm i SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se JD Vance është “i preferuari” për ta pasuar atë si President i SHBA-së. Në një...

Finiq, zjarri u aktivizua nga rrufeja, evakuohen banorët

Prej disa orësh, efektivët janë angazhuar në terren, duke luftuar intensivisht me flakët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit, në bashkinë Finiq, të cilat...

Rënia më e madhe e popullsisë në histori/ Ja cili vend mban rekord shifrash

Mediat lokale duke u bazuar në të dhënat e fundit qeveritare raportojnë se popullsia aktuale është 120,65 milionë pas një rënie të vazhdueshme për...

Lajme të tjera

Web TV