Forcat Ajrore vendosin 6 bova në liqenin e Shkodrës, Xhaçka: Kufiri shqiptaro-malazez do jetë më i dallueshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat Ajrore kanë vendosur në liqenin e Shkodrës 6 bova, 3 prej të cilave me ndriçues natën për të bërë më të dallueshëm kufirin shqiptaro- malazez.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ku sipas saj kjo do u shërbejë peshkatarëve të dyja vendeve dhe policive kufitare.

Xhaçka thotë se bovat në liqenin e Shkodrës ishin dëmtuar prej kohësh dhe nuk funksionin, prandaj në mirëkuptim me palën malazeze u vendosën shenjat e reja dalluese.

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA

Peshkatarët shqiptarë ?? dhe malazezë ?? por edhe policitë kufitare të të dy vendeve do ta kenë më të lehtë të orientohen dhe të dallojnë vijën kufitare gjatë lundrimit në liqenin e Shkodrës.
Helikopterët e Forcës Ajrore, në mirëkuptim të plotë me palën malazeze lëshuan 6 bova të reja (shenja dalluese në liqen), ndër të cilat 3 me sinjal ndriçues për natën, të cilat ishin dëmtuar dhe nuk funksiononin prej vitesh.
FA në krye të detyrës!??/Fjala.al/Ke.Ba

https://www.facebook.com/xhackaolta/posts/3167225293313169

Të fundit

“Shqipëria po shfaq rezultate”, Danimarka do të hapë edhe dy grupkapitujt e mbetur

Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, e ka siguruar Shqipërinë se së shpejti do të hapen edhe dy...

Botërori i Klubeve, Trump zbulon prapaskenat: Çelsi nuk mori trofeun origjinal

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar se trofeu origjinal i Botërorit të Klubeve do qëndrojë në zyrën e tij. FIFA është kujdesur të...

“Valë” dorëheqjesh në Lushnje/Ikin 13 drejtorë dhe 10 drejtuesit e Njësive Administrative

Në Bashkinë e Lushnjes kanë dhënë dorëheqjen 13 drejtorë të këtij institucioni pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, po në Lushnje, janë dorëhequr 10 drejtues të...

Kuvendi i Kosovës s’gjen rrugëdalje, 47 dështime radhazi! Seanca mbyllet për pak minuta

Për të 47-ën herë me radhë, përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses më 15 korrik. Edhe kësaj radhe, mbledhja e deputetëve...

Juli tregon kur Zef Deda hyri në Bllok: U vesh si oficer, të bukurat i “kapte” Tërshana

Aktori i mirënjohur i humorit dhe moderatori i “Fiks Fare”, Julian Deda ishte i ftuar në “Top Story” nga Grida Duma, ku foli për...

Lajme të tjera

Web TV