Rama flet si prind: Zaho në klasë të parë në një situatë të panjohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas pak ditësh do të hapen shkollat me masat e reja anti-COVID. Protokollin, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si sfidë. Këtë herë ai ka folur edhe si prind, që këtë vit do të çojë në klasën e parë djalin e vogël, Zahon. Për këtë sfidë dhe vështirësitë kushtëzuar nga rrethanat, ai ka folur gjatë takimit me mjekët e Infektivit.

Kemi tani sfidën e madhe të hapjes së shkollave. Fëmijët janë më pak të rrezikuar, por jo të imunizuar, plus që janë transmetues.

Ne kemi çunin që do të shkojë në klasën e parë, një fëmijë i vogël me maskë, mos tako, mos u përqafo, rri larg, bëj kujdes, vendoset në një situatë që është komplet e panjohur edhe për pasojat që lë në aspektin e zakoneve që krijon.

Pasi të gjithë si prindër u themi fëmijëve, ‘përshëndete, takoje, përqafoje’ por duhet t’u themi të kundërtën. Por nuk e kemi zgjedhur na ka zgjedhur kjo sfidë”. 

Të fundit

Helmimi i fëmijëve/ Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital, nisin hetimet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të...

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim të njohur tashmë: qeveria paska...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës. Familja e tij bëri...

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët e vjetër t’i lirojnë sallën. Kushtetuta...

Lajme të tjera

Web TV