Rama premtoi rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët, PD: Ka kopjuar strategjinë tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish- deputeti i PD, Bardh Spahia ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se  për rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët ka kopjuar strategjinë e Partisë Demokratike  për sistemin shëndetësor.

Spahia i kujton Ramës se në 8 vitet e kaluara nuk bëri asnjë rritje pagash.

 

STATUSI NGA BARDH SPAHIA

EDI RAMA, KY KOPJAC I PANDREQSHEM!

7 muaj në situatë sprovuese me pandeminë Covid-19 dhe Edi Rama ende nuk ka një strategji as për personelin shëndetësor, që mbetet nën kapacitete përpara periudhës vjeshtë-dimër!!! Pas javësh të tëra heshtje, Edi Rama u shfaq para mjekëve të spitalit infektiv, për t’u thënë se ka vendosur t’u rrisë pagat, një fakt që PD e ka publikuar prej kohësh, si pjesë të strategjisë së saj për sistemin shëndetësor, sapo të vijë në pushtet rrogat e mjekëve do rriten në 1200 euro ndërsa e infermjerëve në 700 euro! Por si cdo kopjac, që nuk e ka të vetën idenë, nuk di të thotë se sa do i rrisë pagat e mjekëve e infermierëve, por bën premtime elektorale duke mbetur tek niveli i retorikës së propagandës ndërkohë që për 8 vite nuk pati asnjë rritje pagash vetëm mbushje xhepash të oligarkëve!!!
Njëlloj nuk arrin të materializojë si duhet, as sugjerimin tjetër të PD, vaksinimin falas të të gjithë popullsisë për gripin stinor! Edi Rama premtoi sot vaksinim falas të kategorive të caktuara të popullsisë, si të ishte ndonjë risi rilindase!!! Në fakt kjo ka qenë e mundur që në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike dhe cdo qytetar që e përfiton e ka të qartë këtë, njëlloj sic ka edhe propagandën farsë të Edi Ramës! C’ka PD ka sugjeruar është vaksinimi falas i të gjithë popullatës për gripin stinor, në kushtet kur askush nuk e di se si do sillet Covid-19, me shfaqjen e këtij gripi! Këtë Edi Rama nuk po e kupton dot! Njëlloj asnjë fjalë për buxhetin për shëndetësinë, edhe pse e ka renditur Shqipërinë, si vendi me shpenzimet më të ulëta në Europën Juglindore, c’ka rrit pasiguritë para muajve të ardhshëm! Gropa e thellë që ka krijuar në buxhetin e shtetit për shkak të prioritizimit të PPP-vë e tenderave sekretë korruptivë, po shndërrohet në kosto për sektorin që ka më shumë nevojë në këtë periudhë, shëndetësinë! Përse nuk rishikohet buxheti për shëndetësinë? Përse konsiderohen të paprekshme koncesionet e PPP-të në shëndetësi, para një pandemie? Përse jemi ende të fundit në rajon për numrin e ulët të testimeve dhe cila është prejardhja e mënyra e sigurimit të atyre, që vazhdojnë të mbeten enigmë? Kur do plotësohen me pajisje e staf spitalet Covid 3 dhe 4, në mënyrë që “Shefqet Ndroqi” të rikthehet në profilin e vet, si i vetmi spital i specializuar për sëmundjet pulmonare?
As edhe një përgjigje, e as edhe një ide nuk ka Edi Rama për asnjërën nga këto tema të nxehta që do i kemi aty, edhe më të rënduara në muajt e ardhshëm, nëse nuk veprohet!
Rikthimi pas muajsh të tërë me ide të kopjuara keq, dëshmon se shëndeti i qytetarëve nuk është shqetësim i Edi Ramës, as në kohë pandemie, e me të panjohurën e muajve të ardhshëm! Cdo ditë në karrike, Edi Rama është kosto për shqiptarët dhe e dëshmon vetë me zë e figurë edhe përmes ERTV-së!/Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  21 janari/ Balla ‘shpërthen’ndaj Berishës: Je përgjegjësi i masakrës, ti e urdhërove

 

Të fundit

Arsyeja pse Osmani tërhoqi kërkesën në Kushtetuese për seancën konstituive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se e ka tërhequr një kërkesë drejtuar në korrik Gjykatës...

“Donin të më frikësonin”/ Meta i pakënaqur me opozitën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar nga opozita shqiptare që të ndërmarrë një aksion më të gjerë dhe më konkret për...

Stuhi të forta ere dhe shiu godasin vendin tonë/ Kapriçot e motit edhe në Shqipëri

Në shumë qytete të vendit, përfshirë edhe Tiranën, pati reshje shiu dhe rënie temperaturash, por në Vlorë edhe më tepër. Kapriçot e motit përfshijnë edhe...

“Zoti të ka pranë vetes”, mesazhi i gjimnazit për të ndjerën Sindi

Sindi, një vajzë shembullore dhe një nxënëse e përkushtuar e gjimnazit "Aleksandër Moisiu" në Kavajë, ka ndërruar jetë. Ajo vuante nga një sëmundje e...

80 vite nga bombardimi i Hiroshimës/ Si e zgjoi Japonia “gjigantin e fjetur”

Ushtria mori një lajm të ngjashëm nga telegrafi hekurudhor: një shpërthim i raportuar. Por radari nuk kishte zbuluar një sulm ajror. Me sa duket, kishte...

Lajme të tjera

Web TV