Vllaznia-Flamurtari do jetë ndeshja e parë e Kategorisë Superiore dhe që starton fazën e tretë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër në orën 14:00 më 21 janar. Ditën e martë do të luhen dhe dy ndeshje të tjera ku kampionët e Superligës do të udhëtojnë drejt Skënderbeut të Korçës, ndërsa Teuta do presë në shtëpi skuadrën e Laçit.
Dy takimet që do mbyllin javën e 18-të është vendosur të zhvillohen me datë 22 janar, pra një ditë më pas.
Vendi i parë i mbajtur aktualisht nga Kukësi do të udhëtojë drejt Gjirokastrës ku do përballet me skuadrën e Luftëtarit.
Ndërsa, në stadiumin “Seman Stërmasi” në kryeqytet do zhvillohet takimi midis Tiranës së vendit të tretë dhe Bylisit të vendit të dytë.
Java e 18-të e Kategorisë Superiore:
21 Janar 2020
Vllaznia-Flamurtari 14:00
Skënderbeu-Partizani 17:00
Teuta-Laçi 17:00
22 Janar 2020
Luftëtari-Kukësi 14:00
Tirana-Bylisi 17:00/Fjala.al/