Vajza myslimane dashurohet me një djalë të krishterë, ndëshkimi nga familja do ju habisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë myslimane 17-vjeçare me origjinë boshnjake ra në dashuri dhe u lidh me fqinjin e saj, një të krishterë serb. Për ta ndëshkuar për gabimin e madh, prindërit e saj, xhaxhai dhe vëllai i rruan kokën tullë.

Historia vjen nga Besacon në lindje të Francës, ku të akuzuarit për dhunën ndaj së miturës do të gjykohen nga një gjykatë në Strasburg.

“U rrah dhe u qeth tullë nga familja sepse u dashurua me një të krishterë. Jam thellësisht i tronditur nga torturat e pësuara nga kjo vajzë 17-vjeçare. Ky barbarizëm kërkon dënimin më të rëndë”, denoncoi ministri i Brendshëm Gerald Darmanin në Twitter.

Sakaq policia ka arrestuar familjarët e vajzës, të akuzuar për dhunë ndaj të miturve.

Adoleshentja kishte mbërritur në Francë nga Bosnje-Hercegovina dy vite më parë me familjen, ndërsa prej disa muajsh ishte lidhur me një 20-vjeçar serb, i cili jetonte në të njëjtin pallat me të.

Dy familjet njiheshin dhe raportet i kishin të mira, por kur të rinjtë nisën të flisnin për martesë, ndodhi ndëshkimi, pasi familja i tha vajzës “Jemi myslimanë, nuk mund të martohesh me një të krishterë”.

Vajza aktualisht është dërguar në një qendër për mbrojtjen e viktimave të dhunës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Robbie Williams barazoi rekordin e Beatles me 15 albume nr. 1 në Mbretërinë e Bashkuar

Robbie Williams ka barazuar rekordin e The Beatles për shumicën e albumeve në vendin e parë në tabelën e...

Kolumbia dërgon avionë të forcave ajrore për të marrë emigrantët e dëbuar nga SHBA

Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane u nis sot nga San Diego me 110 imigrantë kolumbianë të dëbuar. Një avion i dytë u nis...

Studimi/ Prindërit kanë gjithmonë një fëmijë të preferuar!

Një studim i botuar në Psychological Bulletin i jep fund dyshimit shekullor që mundon fëmijët në të gjithë botën: a kanë babi dhe mami një fëmijë të...

A do të na godasë vërtetë një asteroid në vitin 2032?

Asteroidi 2024 YR4 , i zbuluar vitin e kaluar, u klasifikua si niveli 3 në shkallën e Torinos , sistemi që mat rrezikun e...

Përse nuk mund të bëjmë ende telefonata gjatë kohës që udhëtojmë me avion?

Më 24 nëntor 2022, Komisioni Evropian i dha dritën jeshile përdorimit të pajisjeve me lidhje 5G në fluturimet e planifikuara. Ditët e modalitetit të aeroplanit dukej se...

Lajme të tjera

Web TV