“Shoqata Tirona Intellectum po shkatërrohet”, pinjolli i familjes Toptani akuza për drejtuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bonin Toptani është emër i njohur i familjes Toptani. Ai ka qenë një nga themeluesit e një shoqate të themeluar dy vite më parë në kryeqytet me me intelektualë vetëm nga Tirana.

Kjo shoqatë  u themelua nga përfaqësues të disa familjeve të njohura si Mulleti, Zela, Llagami, Gjinali, Bogdani, Arbana, Tabaku, etj.

Por Bonin Toptani akuzon disa prej drejtuesve të shoqatës se kanë bërë armiq disa prej anëtarëve sidomos disa pinjollë të familjeve Llagami, Ginali, Dingu, Deda dhe Vorpsi.

Ai njofton se kjo përplasje e fortë po shkon në gjykatë me kryetaren Mirela Bogdani.

Statusi i plotë në Facebook

Mbi shoqaten Tirona Intelektum.
Me keqardhje verej se shoqata Tirona Intelektum, TI, po ecen ne rrugen e veteshkaterrimit te saj. U themelua para dy vitesh nga tironas me mbiemra si Mulleti, Zela, Llagami, Gjinali, Bogdani, Arbana, Tabaku, etj.. Me pas u shtuan te tjere si Vaqarri, Toptani, Vorpsi, Deda, etj., plot mbiemra qe i kane dhene nder Tiranes tone. U be nje komunitet i bukur qytetaresh qe nuk prisnin se cfare do te perfitonin te nesermen nga shoqata TI, perkundrazi, shumica dhane gjera nga vetja, kush kohen, kush mbeshtetje te formave te tjera, te gjithe sipas mundesise. Gjithnje me anen e bukur te idealizmit me te paster qytetar. U realizuan me shume sukses edhe disa aktivitete shoqerore per te cilat jemi te gjithe shume te kenaqur. Por qe ne fillim linden disa fenomene negative qe mbase, edhe prej largesise, nuk u pane me kujdesin e kerkuar. Disa mbiemra themelues u bene “armiq” menjehere, se emrat Llagami e Gjinali dhe u perjashtuan ose u vune ne kushtet e “largimit vullnetar”. Pas tyre u largua nje tjeter mbiemer si Dingu, pas tij Deda. E me siguri ka edhe te tjere qe une vete si njoh direkt. Se fundi u perjashtua nje Vorpsi. Tani mbetet te presim cili mbiemer do shpallet si “armik” i Tirona Intelektum per tu perjashtuar, pra me siguri dhe i qytetit te vet. Ka gjasa qe edhe une te jem nder armiqte tanime Tani TI eshte ne krize te thelle, mbase edhe per ekzistencen e saj. Kryesia e TI tashme eshte ne perplasje te forte me kryetaren aktuale dhe me sa duket ceshtja po shkon ne gjykate. Cdokush pretendon te drejten e vet, por shoqata keshtu me kete rruge nuk shkon larg…
Sa keq. Nisi aq bukur dhe per pak kohe po ecen keshtu. Sic ndodh zakonisht ne Shqiperi, te bukurat zgjasin jo me shume se 2 vjet. Pavaresisht se cila pale arrin te fitoje ne fund, qe per mua do kete me siguri vetem vlere morale per personat e etiktuar si “armiq” apo “puciste”, sipas gjuhes se enverit qe ne e njohem per 50 vjet. Por une besoj se do jete e plote humbja jone qytetare. Personalisht mendoj se mjaft jane ndare tironsit ne te djathte e te majte, ne pd a ps. Por ndarja jone e metejshme ne shoqata, aq me teper ne formacione te majta apo te djathta mendoj nuk e ndihmon qytetarine, as shoqerine e brendeshme te qytetit. As ne kohen e qoftelargut nuk u katandisem tamam keshtu.
Paskemi qene realisht goxha te paafte sic duket… Mire eshte ta shohim realitetin ne sy gjithnje./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka “asnjë të ardhme përveçse dështimit”

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka pretenduar se një konferencë e opozitës në Bruksel rishtazi lidhej me luftën...

“Nata e gjatë” e Fric Zelbman, një autopsi e kampeve të përqëndrimit nazist

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë gjermane të shekullit XX, figura e Fridrih Vilhelm “Fric” Zelbmanit shfaqet si një dritë e zymtë, por e...

Shpërtheu tre herë pas nisjes/ Raketa Starship përfundon me sukses mision testues

Pas një serie dështimesh gjatë vitit të kaluar, SpaceX ka realizuar me sukses fluturimin testues të raketës më të madhe ndonjëherë, Starship, duke shënuar...

Parashikimi i motit, 27 gusht 2025

Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave. Parashikohet që paraditja...

Konsumi i pijeve me gaz mund të shkaktojë rënien e flokëve, sipas studimit të ri

A mund të jetë konsumi i pijeve me gaz arsyeja pse po humbni flokët? Njerëzit që pinë më shumë pije me sheqer mund të kenë...

Lajme të tjera

Web TV