Kosova vjen me rregulla të reja: 35 euro gjobë kush nuk mban maskë dhe 500 euro kush nuk…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova ka vendosur rregulla të reja në lidhje me masat anti Covid-19.

Sipas Gazetës Zyrtare në Kosovë, njerëzit që nuk vendosin maska do të gjobiten me 35 euro gjobë, dhe kush qarkullon jashtë fashës orare së lejuar do të gjobitet me shumën prej 500 euro.

Lista e plotë e rregullave:

Neni 24- Lëvizja në oraret e përcaktuara

1. Personi juridik i cili nuk e respekton vendimin e Organit kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve në kohën e caktuar, dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro;
2. Drejtuesi i mjetit motorik i cili nuk e respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të përcaktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro;
3. Personi fizik i cili nuk e respekton Vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro;
4. Personi juridik i cili nuk e zbaton vendimin e Organit Kompetent për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës së përcaktuar në hapësirat në të cilat janë përgjegjës dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.
5. Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetepesë (35) euro. 6. Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e distancës fizike, dënohet me gjobë prej tridhjetepesë (35) euro.

Neni 25- Aktivitetet e caktuara në mjedise private dhe publike

1. Personi juridik që organizon aktivitete të ndaluara me vendim të Organit Kompetent dënohen me gjobë prej dy mijë (2000) euro dhe ndalimin e aktivitetit, ndërkaq personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë me dymijë (2000) euro;
2. Personi fizik i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro dhe ndalimin e aktivitetit;
3. Hyrja e personave fizik të paautorizuar në ambientet e veçanta përfshirë por pa u kufizuar në: objektet e izolimit apo karantinimit publik, privat, hapësirat shëndetësore, ku është e ndaluar hyrja/dalja pa vendim të veçantë, dënohet me gjobë prej njëqind (100) euro.

Lexo edhe :  Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV