“Deti”/ Meta: Shqiptarët të jenë të sigurt, Presidenti gjithmonë mbron Kushtetutën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe Presidenti Ilir Meta ka reaguar për çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Një ditë pasi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi i sigurt në parlament se Greqia do të zgjerohet deri në 12 milje në Jon, kjo deklaratë ndezi debate në vendin tonë.

Nga Vlora, ku ishte sot, Meta tha se do t’i qëndrojë vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund.

“Shqiptarët duhet të jenë të sigurt që Presidenti gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën”.

“Për çështjen në fjalë do të respektojë vendimin e Gjykatën Kushtetuese dhe këtë duhet të bëjnë të gjithë institucionet tona”, u shpreh Presidenti Ilir Meta.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi marrëveshjen mes dy qeverive për detin, në vitin 2009, por nuk dihet nëse ka ndonjë marrëveshje tjetër, të arritur së fundmi.

Ndërkohë, aktualisht vendi ynë është pa Gjykatë Kushtetuse.

Presidenti Meta e bëri deklaratën e tij gjatë ceremonisë, në kuadër të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, zhvilluar në Drashovicë.

Meta ndau disa çmime vlerësimi për atdhetarë të spikatur në atë zonë, kur edhe foli edhe mbi marrëveshjen detare Shqipëri- Greqi, pas interesimit të mediave./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shefi i NATO-s: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se Evropa duhet të rrisë shpenzimet e saj. Kreu i aleancës e...

Kur daton dhe çfarë mesazhi përcjell “Dita e Ndërgjegjësimit për Beqarët”?

Më 15 shkurt, Dita e Ndërgjegjësimit për Beqarët na kujton se nuk ka asgjë të keqe të jesh beqar. Në fakt, një ditë pas...

U shtrua në spital pas probleme shëndetësore, si paraqitet gjendja e Papa Françeskut

Papa Françesku,  i shtruar në Gemelli për një infeksion të traktit respirator, “pushoi gjithë natën dhe nuk pati asnjë episod shqetësues, shkruajnë mediat italiane. Testet...

Rama: Shqipëria s’do të marrë refugjatë nga Palestina

Kryeministri Edi Rama gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, mohoi lajmet që sipas të cilave qeveria amerikane do të dërgojë refugjatë nga Palestina në...

Sulmi në qendër të Mynihut, ndërron jetë fëmija 2-vjeçar

Dy ditë pas një sulmi në një demonstratë në Mynih, një fëmijë dyvjeçar, i cili ishte plagosur rëndë, humbi jetën sot. Një 24-vjeçar afgan, i...

Lajme të tjera

Web TV