Zgjedhjet në Mal të Zi/ Balla iu kujton shqiptarëve Tuzin: Koha për të luajtur rol historik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, jep mesazhin e tij për zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi, duke thënë se shqiptarët që jetojnë atje kanë mundësinë e shkëlqyer për të votuar listat e partive shqiptare.

Në mesazhin e tij në “Facebook”, shoqëruar dhe me një video nga Mali i Zi, Balla thekson se “ota e 30 gushtit është votë për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Malit të Zi dhe perspektivës europiane”.

Mesazhi i plotë i Ballës:

Në 30 gusht 2020 shqiptarët në Malin e Zi kanë mundësinë e shkëlqyer për të votuar listat e partive shqiptare.

Nën shembullin e Nik Gjeloshajt, shqiptarët arritën të tregojnë se kur janë bashkë mund t’ja dalin, sikurse fituan Tuzin. Është sërish koha për të luajtur një tjetër rol historik.

Thirrja jonë e socialistëve shqiptarë është për të mbështetur listën shqiptare, duke forcuar edhe aleancën me progresistët e Partisë Demokratike të Socialistëve, për një Mal të Zi pro-europian.

Vetëm kjo aleancë mund të ruajë drejtimin pro-europian. Vota e 30 gushtit është votë për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Malit të Zi dhe perspektivës europiane./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pse këtë vit kemi zjarre më shkatërruese?

Nga Mero Baze Disa vatra zjarri këtë vit janë kthyer në katastrofa rajonale. Dy javë më parë, një zjarr i...

Dëme të mëdha nga zjarret, 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug

Zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes...

Përfundon Lufta e Dytë Botërore në Azi dhe lind dita enjohur si “V-J Day”

(Victory over Japan Day): Skena para dorëzimit Në verën e vitit 1945, Japonia ishte e rrënuar nga lufta pas katër vitesh luftimesh intensive në Paqësor. Më 6...

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e agjencisë së kundërzbulimit të këtij...

Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së tij. Ai ka mundur që...

Lajme të tjera

Web TV