Artan Hoxha: Guxim Gjyriçi u vra për të vëllanë, shok i Fatmir Haklajt!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha pafolur ditën e djeshme për një prej krimeve më të rënda që kanë ndodhur në këtë fillim viti në vendin tonë. Ekzekutimi i Guxim Gjyriçit në Bajram Curri ktheu frikë dhe panik jo vetëm mes tropojanësh por në të gjithë vendin.

Por gazetari nuk mendon të njëjtën gjë. Ai pretendon se ekzekutimi i tij ka ardhur si pasojë e probleme që mund të ketë patur vëllai i tij, Agroni i cili, sipas Hoxhës është edhe shoku i ngushtë i të ndjerit, Fatmir Haklaj.

Megjithatë Hoxha ka të drejtë në pikën që asnjë e dhënë zyrtare nuk doli për atë pritë të bujshme në mes të qytetit. Autorët munden të largohen të qetë pa u prekur dhe ndjekur nga askush. Botojmë të plotë reagimin e gazetarit, i cili pretendon se di të vërtetën e atij ekzekutimi!

Reagimi i tij

“Guxim Gjyriçi që u vra në Tropojë nuk kishte asnjë lidhje me krimin. Kishte shkuar në lokal, kishte pirë kafen dhe ishte nisur me duar në xhepa në shtëpi. Tropoja është larg dhe atje nuk ka gazetarë. Nuk ka shkuar asnjeri dhe për Tropojën kujtohen kur të kërcasë tjetra. Dhe thonë ‘ooo, kjo ka lidhje me atë’. Apeli që bëj unë që të ndërpritet dhe lidhja e vrasjeve me njëra-tjetrën. Unë kam shkuar dhe kam parë gjithçka nga afër. Në media u raportua se u vra me kallashnikov por kjo gjë nuk është e vërtetë. Nesër do publikoj materialin e plotë dhe do shihet edhe makina. Nuk është vetëm një makinë që është djegur. Ekzekutori ka qenë vrasës profesionist.

Gjyriçi është qëlluar me një pistoletë glock dhe është qëlluar me duf. Vrasësi e ka bërë që të jetë i sigurt që të vdesë. Sepse ka dashur të shmangë dërgimin e viktimës në spital. Për të shmangur pritje me ankth për të marrë pagesën për atë që ishte punësuar, ka zbrazur karikatorin dhe e ka hedhur aty. Kjo ngjarje është lënë në hije dhe është nënvlerësuar nga institucionet ligjzbatuese.

Lexo edhe :  11 maji/ Gonzato: Koha që qeveria të miratojë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore!

Viktima qëndroi rreth 40 minuta i shtrirë në tokë pasi ishte qëlluar me 13 plumba me pistoletë dhe kjo i ka dhënë kohën edhe makinës që u gjet në Golaj të Hasit të largohej. Për 30 minuta të tjera ke kapur aeroportin e Prishtinës dhe ke ikur, dole nga radarët. Nesër do ta kemi më të detajuar. Çështja është lënë në dorë të një oficeri të policisë gjyqësore dhe nuk mund të hetojë ai i vetëm. E di ç’ka ndodhur në Tropojë pas ngjarjes?

Është pritur e gjithë qetësia dhe komuniteti. Në Tropojë sa shkon ora 15:30, personave që i kishe në tavolinë i binin telefonat nga familjarët, që u thonë ‘hajde në shtëpi se po bie nata’. Fakti që viktima që s’kishte lidhje me krimin u vra në atë mënyrë, u ka futur frikë njerëzve. Dhe thonë më mirë të jemi në shtëpi të sigurt,”- u shpreh Artan Hoxha.

Hoxha shton se Guxim Gjyriçi nuk kishte probleme të vetat dhe nuk ruhej por është vëllai i Agron Gjyriçit, shokut të ngushtë të Fatmir Haklajt. Sipas gazetarit edhe vrasja e tij mund të ketë ardhur si një shpagim për mungesë të Agronit, i cili ndodhet në Amerikë. /Fjala.al/

 

 

Të fundit

“Beni ecën vetë”, historia e filmit të bazuar mbi romanin e Kiço Blushit

Filmi ‘Beni ecën vetë’ mbetet edhe pas kaq vitesh akoma mbetet ndër filmat më të mirë shqiptarë. ‘Beni ecën...

Catherine Paiz flet për tradhtitë e Austin McBroom: Më tha mos reago

Catherine Paiz, e njohur nga kanali “The ACE Family”, ka rrëfyer hapur për tradhtitë e ish-bashkëshortit të saj, Austin McBroom, gjatë një interviste në...

Trafik armësh nga Kosovë drejt Shqipërisë, arrestohen 10 persona!

Një operacion i madh kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar nga Policia e Tiranës. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Murrizi paralajmëroi arrestimin e dy deputetëve të PD në listën e Tiranës, reagon Berisha

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat”, u pyet se çfarë mendonte për deklaratat e Myslym Murrizit, i cili tha se “priten arrestime...

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke njoftuar se opozita do të nisë një betejë të re institucionale...

Lajme të tjera

Web TV