Veliaj dhe Lleshaj te ’21 Dhjetori’, inspektojnë stacionin e rikonstruktuar të zjarrfikësve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erion Veliaj, kryetari i bashkisë Tiranë dhe Sandër Lleshaj, Ministri i Brendshëm, ishin sot në stacionin e Shërbimit Zjarrfikës te “21 Dhjetori”, ku panë nga afër transformimin e saj, si dhe shtimin e kapaciteteve. Ky model sipas Veliajt është i ngjashëm me atë të Gjermanisë, ndërsa Lleshaj tha se do të mundohet që ta përhapin në të gjithë vendin.

Më konkretisht, pasi i njohën me gjithçka të re dhe aftësitë ndërhyrëse të këtij stacioni, Veliaj u shpreh: ‘Kjo që po bëjmë në Kinostudio është si ajo në Gjermani.

Leksionet që ne morëm  nga pandemia dhe nga tërmeti na mësua se ne duhet të shfrytëzojmë rastet kur nuk ka dramacitet, për të investuar dhe për t’i përballuar këto situata kur të ndodhin. Ne kemi rritur rrogat dhe stafin, sepse nuk mund të strapacohen. Po rrisim mjetet dhe stacionet, por mbi të gjitha duke rritur vetëdijen.

Më vjen mirë që aseti numër 1, mentaliteti, po vjen duke u rritur. Edukata për zjarrfikëset do të jepet që në shkolla. Ne kemi bërë shërbimin zjarrfikës vullnetar, që rekrutohen njerëz që kanë pasion.

Këta njerëz që punojnë sot, mund të ishin me familjet e tyre duke bërë pushimet, por ne duhet të investojmë për këta heronjë.”

Ndërkohë ministri Lleshaj: “Fokusi ynë do jetë te individi, të marrim njerëzit e duhur dhe ti trajtojmë siç duhet. Tirana do të përdoret si model dhe më pas do shpërndahet në të gjithë vendin.”

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Jennifer Lopez heq dorë nga martesa: E kam provuar disa herë dhe…

Të martën, më 15 korrik, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka qënë duke performuar në koncertin e saj në...

Sarandë, policia gjen një pistoletë në çantën e dy të rinjve që u plagosën

Policia e Sarandës ka gjetur një armë zjarri në vendin ku u plagosën Ernest Lapaj dhe Gëzim Hoxhaj. Burime bëjnë me dije se arma...

E pazakontë! Lindin 8 foshnje të shëndetshme me ADN-në e 3 personave

Tetë foshnje të shëndetshme kanë lindur në Britani me ndihmën e një teknike eksperimentale që përdor ADN-në e tre personave, për t’i ndihmuar nënat...

Nxehet situata, Erdogani akuzon Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri, si pretekst...

Aksidenti me 5 të plagosur në Librazhd, 15-vjeçari me urgjencë drejt Traumës

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë në...

Lajme të tjera

Web TV