‘Djajtë s’e lanë të qetë as në botën tjetër’/ Romeo Gurakuqi: Zoti Rama, Auron Tare është juaji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në aktivitetin për hapjen e dosjes së Sigurimit të Shtetit, në nder të shkrimtarit Martin Camaj. Në fjalën e tij, kryeministri shprehu vlerësimet më të larta për Camajn.

Rama sulmoi ata që e cilësuan shkrimtarin si ish-sigurims, duke thënë se ‘djajtë’ nuk e lanë të qetë as në botën tjetër. Sipas Ramës, ky aktivitet është një tjetër varrim, ai i shpifjeve ndaj Camajt.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar Romeo Gurakuqi i cili është drejtuar kryeministrit Rama duke i thënë se ata djajtë që sulmuan Martin Camajn dhe Ernest Koliqin jane miqte, besniket dhe bashkëpunëtoret e tij.

Ndër të tjera ai e ka quajtur shfaqjen e sotme të Ramës si hipokrizi, ndërsa thekson se ata ‘djaj” janë pikërisht ata që Rama i mbështet dhe i financon për të rrëfyer dhe shkruar, njëlloj si dikur, anën e drejte dhe të errët të historisë.

Postimi i plotë i Romeo Gurakuqit

Djajtë që sulmuan Martin Camajn dhe Ernest Koliqin janë miqtë, besnikët dhe bashkëpunëtoret tuaj zoti Kryeministër Edi Rama. Janeë ortakët e aferave tuaja.

Ata që ju u keni besuar poste të rëndësishme në agjencitë qeveritare, të turizmit, pronave në bregdet, informacionit të klasifikuar, udhëheqjes së akademisë shtetërore dhe bordeve kinse kontrolluese të tyre.

Djajtë sulmues dhe ata që e lehtësuan sulmin e tyre ndaj dy kolosëve të Shkodrës për Kombin, janë pjesë e së njëjtës “familje” urrejtësish të Shqipërisë së ëndërruar nga Camaj, Koliqi, Fishta, Frashëri, Nosi, Harapi, etj..

Ata falen në të njëjtin rreth politik, “shkencor” dhe policor të djeshëm dhe të sotëm, që ju mbështet dhe shoqëron në shfaqjet tuaja propagandistike, siç ishte edhe kjo e sotmja. Janë ata që ju i mbështesni dhe i financoni për të rrëfyer dhe shkruar, njëlloj si dikur, anën e drejtë dhe të errët të historisë.

Lexo edhe :  6000 vende të lira pune, mungesa e stafit është "plaga" e turizmit shqiptar

Shfaqja juaj e sotme është një hipokrizi e tejskajshme mbas 7 viteve që ju personalisht keni lejuar në mënyrë të qëllimshme, rindërtimin  në publik të portreteve të atyre që e shtypën dhe vranë elitën e kombit dhe desidencën jo komuniste për 50 vite me radhë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV