Ndihmonin klandestinët të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, pranga tre shtetasve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka goditur një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës ndaj shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Kundrejt shpërblimit, policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e tre shtetasve nga Shkodra, të cilët u kapën duke transportuar kundrejt fitimit 9 emigrantë të paligjshëm.

NJOFTIMI I PLOTE

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. P., 38 vjeç; F. F., 20 vjeç dhe K. Gj., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasit e mësipërm janë kapur nga forcat e policisë në lagjen nr. 4, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “Volksëagen Touareg” dhe “Range Rover” nëntë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Kryeministri Rama: Do bëj masakër po ndërtuat pa leje! Deputët kanë favorizuar…

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen me të gjithë deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkive se do të...

Ndërtimet pa leje/ Rama paralajmëron inspektorët: Do mbajnë përgjegjësi penale

Kryeministri Edi Rama nga takimi me deputetët ekzistues dhe ata kandidatë në zgjedhjet e 11 Majit, së bashku edhe me drejtorë të Bashkisë së Tiranës, tha...

Rama nuk ndalet: Masa drastike edhe për kantieret e ndërtimit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar konfiskimin e të gjitha ndërtimeve dhe ngrehinave të braktisur që nga viti ’90. Në takimin me deputetët ekzistues dhe...

Nismë e re ligjore/Rama: Do konfiskohen të gjitha ndërtimet e braktisura që nga vitet 90′

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një nismë të re ligjore dhe administrative që synon konfiskimin e të gjitha ndërtimeve dhe ngrehinave të braktisura që...

Lapaj-Shabani, kur papjekuria përballet me pabesinë

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” u pa fillimisht si një risi në skenën politike shqiptare, por përplasja mes dy figurave kryesore të tij – Endrit...

Lajme të tjera

Web TV