Sheikët e Emirateve dhe të Katarit, ‘luftë’ për të marrë Messi-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari janë në garë për të nënshkruar me Lionel Messin. Të dy klubet, Manchester City dhe PSG, e konsiderojnë argjentinasin si pjesën e fundit të projekteve të tyre, të cilat pavarësisht se i kanë ushqyer me para të naftës vit pas viti, nuk e kanë arritur dot.

Manchester City ka mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi pronari i tij është Sheik Mansour bin Zayed bin Sultan Nahyan, anëtar i Familjes Mbretërore të Abu Dhabi. Ai është njeriu më i pasur në futbollin britanik, sipas një raporti në revistën FourFourTëo, në të cilin tregohet se ai ka një pasuri prej 15 miliardë paund. Për më tepër, sheiku është presidenti i fondit të investimeve të ndërmarrjeve të naftës IPIC dhe pronari i City Football Group.

Mansour bin Zayed nuk ka kursyer për klubin asnjëherë. Ai ka shpenzuar 1,924 miliardë euro për nënshkrimin me yllin Robinho, ( 43 milion euro) deri te kërkesat e fundit të mëdha nga Guardiola (Rodri, 70 milion euro ) .

PSG është klubi tjetër evropian më i madh. Parisianët mbështeten nga Katari, por përkundër asaj që të gjithë besojnë, Al Khelaïfi është vetëm presidenti i tyre. Pronari i PSG është Emiri i Katarit, Tamin bin Hamad Al Thani, i cili e bleu klubin në vitin 2011 përmes firmës QIA (Qatar Investment Authority), një fond sovran investimi, i cili administron dhe investon fitimet e krijuara nga nafta. Emiri është i apasionuar pas futbollit, prandaj promovoi blerjen e PSG dhe organizimin e Kupës së Botës 2022.

Një nga objektivat e Al Thani është arritja e Champions League dhe arritja e saj para Emirateve. Për këtë, PSG ka investuar 1,3 miliardë euro në nënshkrime, duke paguar edhe 222 milion për Neymar, transferimin më të shtrenjtë në histori, por që ka qenë i pamjaftueshëm për të fituar në Evropë. Kjo është arsyeja pse ata duan Leo-n, i cili është bërë objekt i dëshirës së dy Emirateve. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini...

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Efekti elektoral Veliaj/ Majko: Goditje e rëndë për PS. Tirana, fushatë delikate

Deputeti socialist i ftuar në ‘Real Story’ komentoi arrestimin e Veliajt duke thënë se është një goditje e rëndë për PS. Më tej, Majko tha se...

Nga Big Brother në kandidate për deputete, Julia Ilirjani: Do të “thyej” foltoren

Një thirrje të brendshme për të ndryshuar realitetin politik dhe ekonomik në Shqipëri, e ka quajtur Juli Ilirjani kandidimin e saj në listën e...

Lajme të tjera

Web TV