Këngëtari me famë botërore tregon betejën e vështirë me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari me famë botërore, J Balvin, ka rrëfyer eksperiencën e vështirë kur u prek nga koronavirusi.

Me anë të një postimi në Instagram, ai ka treguar se për një çast e humbi shpresën, si pasojë e simptomave të rënda që kishte nga virusi.

“A e dini se unë jam një qenie njerëzore me të njëjtat gabime, frikë, dëshira dhe presione si ju? Kjo foto është bërë nga një prej mjekëve që ishte me mua kur isha me Covid-19, Carlos dhe Sergio. Ata janë kujdesur për mua profesionalisht. E mbaj mend këtë foto sepse në atë moment unë i kisha të gjitha simptomat dhe humba shpresën, aq sa ata menduan të më shtronin në spital.

Kam vuajtur nga ankthi dhe si rezultat i kësaj ngjarje, ajo u bë edhe më e fuqishme, por unë pranoj dhe ballafaqohem me aspektet që prekin trupin dhe mendjen time. Ndiej në shpirtin tim ata që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë situatë të vështirë pandemike, për më tepër, sepse e di që familjet preken jo vetëm emocionalisht, por edhe ekonomikisht dhe profesionalisht. Sot thjesht dua të jem një zë shprese, kjo do të kalojë! Kujdesuni për veten dhe anëtarët e familjes tuaj. Ju dua”- ka shkruar J Balvin.

Tashmë, ai e ka kaluar virusin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, por po tregohet më i kujdesshëm se kurrë. Ka.Li/fjala.al

https://www.instagram.com/p/CEZ3FonH6XU/?utm_source=ig_embed

Të fundit

Vijon vala e të nxehtit afrikan, sot temperatura maksimale regjistrohet në Shkodër

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku pothuajse në të gjithë territorin...

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e rëndë që po kalon Gaza...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Lajme të tjera

Web TV