Kujdes me gjuhën kur fëmija fillon të mësojë fjalët e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lira Gjika

Të mësuarit e fjalës nga fëmija kërkon shumë përqendrim, energji dhe mund, pasi duhen gërshetuar tre elementët bazë, që e realizojnë këtë proces, të cilët janë: aftësitë gjuhësore, mendore, dhe sociale.

Të rriturit pranë fëmijës, prindër, edukatorë dhe mësues, duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë proces kaq të ndërlikuar të fjalës.

Fjala nuk është një shabllon apo emërtim i një sendi apo dhe personi, ne radhë të pare fjala është marrëdhënie, komunikim dhe krijim.

Ata, të rriturit, përveç që duhet të zgjedhin me kujdes fjalët dhe ti artikulojnë saktë, por duhet të respektojnë edhe etikën e të folurit që fëmija të mund te arrije nivele sa më të avancuara gjuhësore.

Te rriturit duke përdorur një fjalor bazik, e ngecin fëmijën ne nivele te ulëta gjuhësore dhe për pasoje fëmija nuk arrin te realizoje rritjen e tij psikoemocionale.

Mënyra e komunikimit të të rriturit është modeli se si duhet të falsi fëmija dhe çfarë fjalësh duhet të përdori. Në rrugën tejet të ndërlikuar të rritjes, fëmijës i duhet në krah i rrituri, për të realizuar të kuptuarin e fjalës, aftësinë për ta përdorur në mënyra e çaste të ndryshme, pa harruar etikën, e cila shmang ose jo, nivelin e ulët të të folurit, dhe ruan cilësinë e fjalës, pasi çdo njeri mendon nëpërmjet sasisë dhe cilësisë së fjalëve që përdor. Ky proces pa të rriturin e përgjegjshëm nuk realizohet në më të mirën e mundshme.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV