STUDIMI/ Koronavirusi nuk prek fëmijët e shëndetshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi nga “Daily mail” asnjë fëmijë i shëndetshëm nuk ka vdekur si pasojë e covid-19 që nga fillimi i pandemisë në Britani.

Shkencëtarët kanë zbuluar se gjashtë viktimat që ishin në moshë të re në Mbretërinë e Bashkuar kishin pasur probleme serioze me shëndetin e tyre, si kanceri  apo paraliza cerebrale kur u preken  nga virusi.

Hulumtimet zbuluan se rreziku për fëmijët është ‘jashtëzakonisht i ulët’, vetëm një pjesë e vogël e tyre përfundojnë në spital dhe vdekjet janë “jashtëzakonisht të rralla”.

Shkencëtarët e udhëhequr nga Universiteti i Liverpool zbuluan se 1% e fëmijëve të shtruar në spital vdiqën, krahasuar me 27 përqind të fëmijëve të rritur. Kjo do të thotë që ndërsa një në katër të rritur që përfunduan në spital me Covid-19 vdiq prej tij, vetëm një në 100 fëmijë nën 14 vjeç vdiqën.

Hulumtimi, i botuar në revistën prestigjioze të Mjekësisë Britanike, vjen në mes të një debati të zjarrtë nëse fëmijët në Angli duhet të kthehen në shkollë në shtator, me skeptikët  thonë se nuk ka prova të mjaftueshme që ata do të jenë të sigurt.

Prindërit duhet të sigurohen që fëmijët e tyre nuk do të rrezikohen duke u rikthyer në shkollë, thanë shkencëtarët që drejtuan studimin.

Por sindikatat dhe ekspertët e tjerë janë të shqetësuar që rihapja e shkollave nuk do t’i rrezikojë fëmijët, por prindërit, gjyshërit dhe stafi i tyre i rritur në shkollë pasi fëmijët e transportojnë atë midis familjeve.

Nga ana tjetër dihet se duke mos frekuentuar shkollën do të dëmtohen pasi mungesa arsimore  ndikon në shëndetin e tyre mendor. Ru. Do/ Fjala

 

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV