Trafik droge dhe aksident me pasoje vdekjen/Policia arreston 6 persona, procedohen tre të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar 6 persona dhe ka vënë në ndjekje penale tre të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Të ndaluarit janë M. T., 33 vjeç, L. N., 21 vjeç, O. F., 22 vjeç, I. P., 52 vjeç, E. H., 39 vjeç, B. T., 36 vjeç.

3 prej të arrestuarve janë kapur me lëndë narkotike, ndërsa një tjetër është ndaluar për përndjekjen e një vajze, tjetri për aksident me pasojë vdekjen dhe një tjetër për vjedhje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”,“Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, të shtetasit M. T., 33 vjeç, si dhe referuan materialet për veprën penale “Moskallëzim krimi”, për shtetasit D. Sh. dhe B. B., pasi në rrugën “Thoma Goxhaj”, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e administruar nga shtetasi M. T., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një DVR dhe dy njësi qendrore kompjuterësh. Nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. N., 21 vjeç, si dhe u referuan materialet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasin E. K., 31 vjeç, pasi pranë vendit të quajtur rrethrrotullimi i TEG-ut, gjatë kontrollit në mjetin me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin L. N., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila i përkiste shtetasit L. N. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin O. F., 22 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen M. T. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrim i pronës”, i shtetasit I. P., 52 vjeç, pasi në rrugën “Llazar Xhajanko”, i ka thyer xhamin e mjetit dhe i ka vjedhur një shumë parash në mjet shtetases Zh. F. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 39 vjeç, pasi në plazhin e Golemit, gjatë kontrolli fizik, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. T., 36 vjeç, pasi në vendin e quajtur Qendër Synej, duke drejtuar një motoçikletë pa lejen përkatëse, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale D. Ç., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

8 Marsi, Policia e Elbasanit dhuron lule për gratë dhe vajzat e qytetit

Me rastin e festës së 8 Marsit Policia e Elbasanit ka dhuruar lule të gjithë vajzave dhe grave në...

Berisha mund ta lirojë Metën nga burgu!

Ilir Meta, ish-Presidenti i Republikës dhe aktualisht një nga figurat kryesore të opozitës, mund të rifitojë lirinë pak ditë pas zgjedhjeve të 11 majit,...

E kishte zgjedhur vetë mënyrën, i dënuari me vdekje ekzekutohet nga skuadra e pushkatimit

Një burrë nga Karolina e Jugut, i dënuar për vrasjen brutale të prindërve të ish-të dashurës së tij, u ekzekutua me skuadër pushkatimi, ekzekutimi...

Zgjedhjet/ Rama vijon sot mbledhjen me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve

Kryeministri Edi Rama vijon sot mbledhjen me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja do të nisë rreth orës 14:00 në Pallatin e Brigadave ku në...

Rinisja nga zeroja: Shumë grave u mohohet pasuria e përbashkët gjatë divorcit

Në një banesë njëdhomëshe në Prishtinë, ka disa muaj që Jehona jeton me qira. Ajo mban dy punë për t’i mbuluar shpenzimet e saj...

Lajme të tjera

Web TV